Lindushja 26.04.2021
pershendetje deshta te ju pyes jam me ankth qe tash ne muajin maj i bej tri vite mu pat largu por me ardhjen e visrusit ne Kosove me kapi prap se u frikesova shum e morra afer zemres ket virus sa qe me kapiankth e panik prap provova me psikologe po nuk munda ta largoj edhe pse meka ndihmu shum se pak a shum veq isha ne dijeni per simptomat ama friken smunda ta largojtani shkova tek neuorpsikiatri me dha escalitopram gjyse ne mengjes dhe gjyse nembremje dhe b6 gjyse ne mbremje kisha veshtiresi deri sa u mesua trupi me keto barna po tash mir por tash simptoma qe me shjm me frigon eshte lukthi (stomaku) sikur me shtrengon dhe si ner brinje si me therr si sdi si ta spjegoj veq se me mundon teper shum sidomos ne mengjes me shum tani
pasditeme kalon pak kam qen tek gastroentologu specialist per lukth me beri ultraze me tha asgje ske veq se te ka ik lukthi perpjet 10 cm kjo asgje seshte se shumica e njerzve e kan kete problem insistova per gastro tha jo se nuk ke nevoj vetem qetsoje vehten dhe te kalon analiza cdo dy muaj i bej te gjitha me dalin ne rregull perveq kolesterolin e lam pas pak te larte tash e kam ne vlera normale skam ken mjek pa shku analiza tek urologu tek k zemres tek i kokes te gjitha mir me dalin ju lutem juq e jeni me ankth a e keni kete problem me lukth ose ndonje mjek apo psikolog psikiater te me tregoj a eshte e kjo nga ankthi se mendja po me rrin vetem kam ndonje semundje ne lukth
Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.
Pershendetje!Edhe une kam kaluar situata te ketille
qekur me ndodhi vdekja e mamit qe e perjetova
shum keq dhe po e perjetoj.Me ka kap ataku I panicky
Pershendetje,
Te falenderoj qe na ke shkruajtur dhe ke ndare situaten tende me ne.
Se pari, do te doja te kisha me shume te dhena per disa gjera.
Ne letren tende je shprehur se po vuan prej 3 vitesh nga ankthi edhe pse te eshte larguar
gjate nje periudhe kohore. Do te doja ta dija se cfare te ka ndodhur qe mund te kete
shkaktuar shfaqjen e ankthit per here te pare. Me trego pak se kur te eshte larguar ankthi
dhe cfare menyre ke ndjekur ti per ta larguar ate.
Po ashtu, je shprehur se ke kerkuar ndihme nga psikolog dhe psikiater, gje per te cilen te
pergezoj. Me pershkruaj pak te lutem se kur ke shkuar ne nje psikologe per here te pare
dhe se cila ishte arsyeja per te cilen shkove; ankthi apo ndonje shqetesim tjeter qe mund
te kesh pasur ne ato kohera?
E ke permendur se te eshte dashur kohe qe trupi te mesohej me ilacet qe te ka dhene
psikiatri. Cfare ke ndjere fizikisht pas perdorimit te tyre? Do te doja te dija nese je duke i
konsumuar akoma.Gjithashtu ke shkruar se ke frike se mos vuan nga nje semundje ne
lukth. Kur te kane nisur per here te pare shtrengimi dhe therja qe ndjen? Ke theksuar se
ke bere analiza te shumellojshme te cilat kane patur rezultate te shendetshme. Megjithate,
vazhdon te kesh dyshime se ke nje shqetesim fizik.
Pandemia ka sjell nje virus te panjohur dhe te paqendrueshem i cili ka ndryshuar jetesen e
secilit ne menyre drastike. Natyrisht, masat qe jane marre dhe qe duhen zbatuar kerkojne
vemendje te vazhdueshme te cilat nxisin nje ankth ose e perkeqesojne me teper ankthin
ekzistues. Duke marr parasyh qe analizat te kane dal paster dhe mire, duket se shqetesimi
qe po perjeton me stomakun – ka shume gjasa – te kete natyre psikologjike.
Shpresoj dhe pres qe te shkruash serish per te folur mbi ceshtjet e mesiperme ne menyre
me te detajuar.
Gjithe te mirat!
Ana
Edhe une kshtu e kam bash