Këshilla/Blog

Keta 23.03.2021

Mirmbrema te nderuar psikologe.Une kam vite qe vuaj nga ankhi ..Me ka nisur si fillim ne moshen 20 vjec ,nje nate sapo u shtrita te flija me kapi nje mbllokim frymemarje..Pas shume analizash qe bera me thane ke ankth..Por kesaj gjeje mbas shume kohesh u shtuan simptomat me rrahje zemre te shpejta marrje mendesh .Tani cdo dite jam me ankesa dhe jetoj me frike se do me ndodhi ndonje gje..Pyetja ime eshte se a mund te vdesesh nga ankthi ?Kur frymemarja nuk eshte e plot ose nuk mbushesh dot me fryme a mund te bjesh pa ndjenja ?Kur zemra rreh shume shpejt a mund te ndaloje ? Ato ndjesi sikur nuk mbushesh dot me fryme jane reale apo ne e krijojme dhe e imagjinojme ? Ju lutem nese me ndihmoni se nuk di se cfare te mendoj tjeter dua nje pergjigje nga psikologu.Jam vetem 29 vjec dhe jeta ime shkoj vetem per vizita neper doktor dhe spo gjej qetesi edhe pse analizat dalin mire une prap sjam mire ..

  1. Psycho says:

    Kam te njejtin problem. Nga ankthi as nuk te bie te fiket e as nuk vdes. Ne momentin qe ke kriza paniku mendo qe eshte thjeshte krize paniku apo ankth dhe do kaloj si te tjerat, te ndihmon shume

  2. tila says:

    E mendoj kete gje por nuk e kontrolloj dot vetem kur me ze paniku..Nga frika me rritet edhe tensioni dridhem rreh zemra shume shpejt ..Kete gjendje e kaloj pothuajse cdo dite ,edhe naten nuk fle gjumin mire sapo me ze pak gjumi ngrihem si e trembur nuk kapecehem dot sikur zemra spo punon mire ..Jam lodhur vertet nga kjo gjendje pasi jam edhe vetem me femijet gjithe diten pasi burri me shume ne pune..Por e kam lodhur shume edhe ate me gjendjen time ndjej frike sikur dicka do me ndodh.

  3. Perjetuari says:

    Pershendetje e enderuara une i kom pas keto sintoma e kom kalu spari kom vizitu ni psikologe o ni neropsikiater dhe e kom kalu duhet te bohesh e fort se edhe une jom qe dy muj prap me ankth e atak paniku po jom tu trajtu edhe di qe kjo kalon

  4. Megi says:

    Prsh e dashur asgjë nk te ndodh nga stresi te garantoj une po bej 3 vite me ato simptoma qe thuaj ti nje here vajta ne fillim ne ushgjence se nk e dija çfarë ishte tha dikik në shtëpi, e ke vet ilaçin në dorë mos u meso me medikamente, unë sjam specialiste ama e kam kaluar vete, aaq keq kam qenë, saqe i thosha zotit me mire te jem nd nje karrgie me rrota, sepse nk ikja dot kisha humbje ekuilibri, sikur me shtyn dikush nga mbrapa, kjo periudhë ka zgjatur per nje vit edhe ashtu e sfilitur sdija çfarë me dhimbte, bllokim frymarrje, lloj lloj simptoma dhe me duhej te rrija gjithë ditën në këmbë se sapo linda djalin vajza tjt 4 vjece, pluuus simptomave qe ndieja nga stresi…. dhe ja ku jam e dashur asgjë sme gjeti e mposhta une stresin 3 vite me radhë asnjë koker ilaçi skam pire gjejë forcën tek fëmijët e tu edhe lufto se do fitosh ta sikuroj uroj te dalesh sa me shpejt mga ai ferr sepse e kam hequr vete mbi supe, te këshilloj ti flasesh vetes gjithmonë në pasqyrë, jepi kurajo me fjalët më të mira, puno me veten tende dhe do ta shohësh, une kur me përpara qaja tani, qeesh me ato ishalla të kalon mer veten tende ne dore edhe pse te duket e pamundur por fitimtarja je ti me shpirt ta uroj gjithë te mirat ❤️

  5. Përshëndetje, faleminderit që na shkruajte. Simptomat që shkruan ngjajnë më shumë me kriza të panikut se sa me simptoma të ankthit dhe është e vërtetë që është një eksperiencë e frikshme për njerëzit që e përjetojnë. Sigurisht, rrahjet e zemrës dhe të gjitha ndjesitë që përjetohen janë si të vërteta, prandaj duken si atak zemre. Krizat e panikut më vete në fakt nuk shkaktojnë vdekje. Megjithatë, është një çregullim mendor serioz, që mund të të ndalojë nga kënaqësitë e jetës dhe mund të të bëjë të tkurresh në këtë realitet. Ndaj, do ju sugjeroja që të kërkoni ndihmën e një profesionisti për të.

    Gjithë të mirat,
    Veronika

  6. Anonymous says:

    Megi me te vertet e ke hequr vet mbi supe ?

  7. Anonymous says:

    Megi un jam vet keshtu frika ime esht se mvjen gjendje te fikti ngaqe e kam shum frik dhe jam fiksuar me te fiktin dhe ska gje me te keqe , me duket sikur me shkeput per pak sek por me kthen prap te fiket sme bien por problemi im esht se po me ran te fiket do vdes , te gjith me thon esht budallik por hajde e me bind mua ,, tmerrr fiksimin e kam pas ke zemra me pas me iku nga aty e me doli te tfiket pastaj me vjen nje ndjenj e keqe sikur po vdes ne vend o zot tmerr tmerr tmerr vetem ju e kuptoni qe e perjetoni askush tjeter

Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.

NJV