Këshilla/Blog

Kristi 15.03.2021

Pershendetje! Jam 20 vjec vuaj nga ankthi prej shum vitesh fillimisht ishte ne nivele deri diku te kontrollueshme ndersa tani po me kontrollon jeten. Ne klasen e 8 te shkolles ” 9 vjecare” filloi gjithcka ku nuk ndihesha aq shum rehat kisha ate ndjesine sikur me shikonin te gjith mua si vishesha ose si ecja dhe nuk kisha shum besim ne vete.. Deri ktu siptomat ishin te kontrollueshme deri sa me kalimin e viteve filloi te rritej. Ne vitin e pare ne gjimnaz filluan dhimbjet muskulare kryesisht ne pjesen e qafes dhe shpatullave dhe kto si pasoje e veshjes time e cila me sa duket ndikonte shum ne vetbesimin Tim. Nuk mund te pershtatesha ne shoqeri nuk ndihesha kofident edhe pse mund te shoqerohesha me gjysmen e shkolles.. Dhimbjet muskulare ishin kronike dhe me shoqeronin giith kohes si tip tensioni muskular isha I pamundur te relaksohesha dhe me dukej sikur kisha giith peshen e botes mbi supe kur me therriste dikush kthehesha me gjith trup sepse muskujt e qafes dhe te shpatullave I kisha te tendosura. Me pas filluan simptoma te tjera dal nga dal si psh isha I stresuar nga dhimbjet kronike te qafes me pas kisha probleme me humorin gjith kohes I merzitur e deri sa dhe me atak paniku I cili me kapte ne kohen kur un fillova kafen pija 2-3 ne dite dhe ishte shum tmerrues t dukesh sikur nuk ishe ne realitet koka t behej lemsh nuk t flitej me njeri etj etj pas kesaj shkova te mjeku mora trajtim me cipralex per 2 vjet dhe pija ndonje her shum rrall xanax kur kisha panic attack. Sa vinin dhe u rralluan kam pasur permiresim nga kjo ane nga ilacet por me dhimbjet muskulare jo.. Nqs nuk do kisha dhimbjet muskulare kontrollimi I simptomave te tjera do te ishte shum I leht per mua besoj. Dhe e habitshme per mua esht se si ka mundesi qe nuk ndihem rehat me asnje rrobe qe vesh zakonisht bluze dhe cdo gje tjeter qe ka kontakt me qafen. Nuk mund te ve varse ne qafe sepse e ndjej gjith kohes dhe fillon tme acaroj muskujt . Vetem kur e heq bluzen ndihem pak me rehat sikur e kam ankthin me n kontroll sepse dhimbjet fillojn pakesohen.. Nuk kam asnje bluze qe mund te ndihem rehat kur e vesh cdo lloj materiali kam provuar dhe bluzet e ngushta me ngacmojn akoma me shum.. Mbase spo duket normale por kshu e perjetoj ?

  1. Arela Çarku says:

    Përshëndetje,
    Emoji i përdorur në fund të përshkrimin tuaj, më jep ndjesinë e pyetjes nëse më duket apo jo normale natyra e përjetimit të ankthit nga ti (sikurse edhe ti pohon se mbase mund të mos më duket normale) ndërkohë që unë lexoj vështirësitë që të ka shkaktuar dhe po të shkakton ankthi. Pikëpyetjet gjykuese që po të nxit dhe parehatinë që po të shkakton…Për shumë kohë ka qenë me ty, dhe tani po fuqizohet. Të të marrë nën kontroll jetën do të thotë se ai po kërkon të kuptohet. Po komunikon me ty përmes tendosjes dhe dhimbjes muskulare. Jam shumë dakord me pohimin tënd që të duket sikur “Mban peshën e botës mbi supe”… jam e bindur që po mban një peshë të madhe e cila përmes kontraktimit dhe dhimbjes muskulare duket sikur po të mbron nga diçka e pavetëdijshme që vetja po i reziston ta kuptojë. Ti je trajtuar me ilaçe, të cilat duken që kanë qetësuar ashpërsinë e simptomave por ama nuk ke mundur të kuptosh ankthin tënd. Ose nëse ke ndonjë ide mbi atë dhe çfarë mund ta ketë shkaktuar do më pëlqente nëse do e ndaje….
    Duket që ti je përpjekur ta kuptosh atë dhe e di mjaft mirë se çfarë të ka shkaktuar tek vetëbesimi, po ashtu edhe ndikimin e tij në humor. Mirëpo kuptohet që është nevojshmëri të flasësh mbi ankthin tënd, ta analizosh atë dhe të kuptosh se cilës gjëje është duke i rezistuar (e shprehur kjo përmes mungesës së rehatisë nga bluzet që vesh apo çdo gjëje tjetër që vendoset në kontakt me qafën tënde). E ke të nevojshme të çlirohesh nga peshat të cilat nuk largohen vetë.. dhe jo vetëm. A keni me kë të flisni? A keni mbështetje nga shoqëria dhe familja? Por mbi të gjitha si është marrëdhënia jote edhe me vetën tënde? Vetëbesimi është cënuar nga ankthi, mirëpo më bën të mendoj si i flet ti vetes tënde… Nuk e di nëse e ke mundësinë të ndjekësh psikoterapi pasi do të të ndihmonte, por unë gjithashtu jam këtu për të të lexuar dhe për të nxitur tek ti reflektime të nevojshme që mund të të ndihmojnë të kuptosh natyrën e ankthit tënd…
    Kujdesu për veten,
    Arela

Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.

NJV