Andi16041997 25.09.2023
Pershendetje jam nje djal 26 vjec. Po behet nje kohe e gjate rreth 5 viteve qe po vuaj nga ankthi. Shumica e problemeve qe kam lidhen me tema rreth semundjeve vdekjeprurese apo skizofrenise “me zhvillimin e saj”, vdekjen nga nje arrest kardiak, apo shqetesimet se mund te demtoj veten time sic mund te quhet si Harm OCD.Gjate dites jam i qete thjesht me vijne mendime te keqija ndonjehere dhe me bejne te ndihem keq sikur kam nje lemsh ne gjoks qe me trazon “ndjesi frike e larte”.Kam kryer disa teste te ndryshme dhe nuk kam pasur probleme shendetesore deri me tani. Kam marrje mendsh edhe ne momentet qe rri sikur me leviz koka, ne momente qe cohem ne kembe ndjej si ndjesi shtrydhese ne koke dhe pjesen e parme te fytyres. Tensionin e kam pak te larte sepse jam obez 140/80 ose 135/80 ka raste dhe 150/80 ne levizje. Kohet e fundit cka me shkaterron eshte sepse kur shkoj naten dhe shtrihem, mbyll syte dhe shikoj endrra apo degjoj ndonje zhurme, monentet qe jam gjysem zgjuar dhe gjysem ne gjume dhe trupi me dridhet per brenda si elektricitet ose thjeshte dridhje qe sjane te dukshme, me ndodhin si dridhje dhe kur bej gjum te shkurter. Medikamente nuk kam marre, jam munduar ta kaloj vete. Per gjendjen e endres kam lexuar qe eshte hypnagogia ne Anglisht por per tremoret akoma nuk kam arritur ta kuptoj, sa mbyll syte me duket sikur po vdes apo kaloj ndonje epilepsi. Problemi i madh eshte qe mendimet te cilat me con truri kur mbyll syte e kam shume te veshtire ti mbaj mend. Me duket sikur me eshte prekur dhe kujtesa. Do te doja te dija cfare po ma shkakton kte, pasi me shkon mendja tek parkison, skleroza multiple etj. Jan frikerat e mia me te medhaja. Ka dite kur jam super i qete. Ajo cka me lodh tjeter eshte dhe pulsi i zemres, si boundig pulse arrij ta ndjej shume te forte saqe me shkundet i gjith trupi por eshte i ndryshem nga dridhjet. Shpresoj te me ndihmoni ! A jan kalimtare ??
Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.
Pershendetje! Ne fakt e lexova me shume vemendje dhe dua te te them qe te gjitha keto mendimet qe lidhen rreth semundjeve apo skizofrenise jane mendime obsesive. Keto mendime i kam pasur dhe une shpeshhere por kam arritur te kuptoj qe jane obsesione qe fillojne te modifikohen ne forma te ndryshme te te menduarit. Mos e percepto si dicka reale! Ne momentin kur te vijne keto mendime mos u beso dhe mos u angazho me keto mendime, por leri te largohen vete pa u angazhuar me to. Sa me shume rendesi tu japesh aq me te theksuara do jene. Ndersa pjesa qe ti degjon zhurma qe je ne gjendje midis te qendurit zgjuari dhe ne gjume vijne nga stresi, ankthi dhe mbingarkesa e mendimeve dhe duket sikur keto mendime i ke me ze apo ke zhurma reale qe ne fakt nuk jane. Thjesht puno me veten tende! Mos u merr me mendimet! Zoti te bekofte mik i mire! Mos harro qe ti ke shume vlera. Qe je i vecante! Mos harro qe kjo gjendje eshte e perkohshme dhe do ja dalesh ta kapercesh kete situate me beso.
Vella edhe une jam njejt krejt keto simptoma qe ti i ki i kam edhe une, qendro i fort se kaluse jan
Përshëndetje dhe ju falenderoj që keni ndarë me ne përvojën dhe shqetësimet tuaja. Më vjen vërtet keq për të gjithë situatën e vështirë nëpër të cilën po kaloni dhe uroj që biseda bashkë të ndihmojë disi për të kapërcyer këto vështirësi.
Hapi i parë i rëndësishëm të cilin unë do të sugjeroja është konsultimi me një mjek mbi shqetësimet tuaja shëndetësore; si tensioni i lartë i gjakut dhe dridhjet që përshkruani. Këto mund të vijnë nga shkaqe të ndryshme dhe një mjek do të jetë në gjendje të bëjë vlerësimin dhe të propozojë trajtimin e duhur nëse është e nevojshme.
Ndërkohë, është shumë e rëndësishme të keni një kujdes të mirë të vetes, duke patur një regjim ushqimor të mirë, të kryeni aktivitet fizik të rregullt, të kaloni kohë në natyrë apo kohë me gjëra që ju bëjnë të ndiheni mirë. Mësimi i teknikave të relaksimit përmes website-ve të ndryshme , si mësimi i mënyrave të frymëmarrjes së thellë dhe praktika e meditimit mund të ndihmojnë në zvogëlimin e tensionit dhe ankthit. Këto teknika mund t’ju ndihmojnë të ndiheni më të qetë dhe relaksuar në momentet e vështira.
Besimet që ne formojmë janë gjithashtu pjesë e rëndësishme e mbarëvajtjes tonë. Ndonjëherë, perceptimet që ne kemi për ngjarjet drejtojnë mënyrën e reagimit që do të pasojë. Dhe, është e rëndësishme ti themi vetes se ndryshimet në gjendjen emocionale mund të jenë të zakonshme dhe ndryshojnë me kalimin e kohës. Në këtë mënyrë, kuptojmë që ndryshimet e tilla emocionale janë të pritshme, i ndodhin kujtdo dhe nuk mund të ndikojnë kaq fort në besimin që formojmë për veten.
Mbështetja e miqve dhe familjes është gjithashtu e rëndësishme për të kapërcyer momente të vështira dhe do ju këshilloja të ndani me ta gjithë cfarë ju ndjeni për të marrë mbështetjen e tyre.
Gjithashtu, unë do ju ftoja të konsideroni të kryeni një konsultë me një profesionist të shëndetit mendor për një ndihmë më të specializuar.
Të gjithë këto hapa mund t’ju ndihmojnë të menaxhoni më mirë ankthin dhe shqetësimet tuaja dhe të ndiheni më i qetë dhe i sigurtë për hapat e mëtejshëm.
Ju falenderoj dhe pres të dëgjohemi sërish bashkë,
Uarda
Pershendetje Andi njejten situat jam dhe une si mundem me fol eshte e veshtir
Mund te m thoni per keto endra SE po m shkatrojn SA mbyll syt vetem imazhe me shfaqen ose sikur m flet Babi dhe UN sikur I pergjigje vetem zerin nuk e nxjer me duket si realitet fiks,,
Dhe Mua po me bhen shume keto endra SA mbyll syt cfare Jan ?