Anonim 29.03.2023
Pershendetje si jeni…nuk dua tju bezdis…por ndihem shume mire qe gjeta kete faqe sepse me shume kam bere kerkime ne faqe te huaja.Ju lutem shume te me ndihmoni me pergjigjet qe do me sqaroni.Atehere jam nje djal 20 vjec kam patur nje marrdhenje me nje goc para 4 vitesh qe ka zgjatur diku te 2 vite e gjysem.Kemi kryer marrdhenje seksuale ne vit t pare dhe 4,5 heret e para kane qene me prezervativ .Pastaj mund te kemi bere diku te 3 her pa prezervativ dhe vetem vaginal por cdo here ka qen shum e shkurter….Gjithsesi kam dy vite pa bere seks me ate person dhe sipas saj ajo ska bere seks me njeri tjeter para meje sado qe gjate heqjes se virgjeris ka dal nj pik gjaku nga ajo dhe nuk kam patur shume besim.Problemi i ankthit tim qendron tek muajt e fundit kur kam lexuar rastesisht ne internet rreth simptomave te cilat jane shume te ngjashme kur ftohesh ose viroza te stines dhe jam trembur qe atehere.Per shkak pamundesie ekonomike dhe ankthi nuk mundem te bej analiza prandaj po ju pyes se ndoshta esht thjesht fiksimi im.Nuk e di cfare simtomash shfaqen mbas 2 vitesh sepse skam kryer marrdhenje me asnje per dy vite…une ndjej keputje shumicen e kohes fle gjum shum sbej aktivitet fizik sepse Jam pak dembel edhe mendoj keto mund te jen edhe ndonje anemi sepse jam tip qe konsumoj me shume ushqime te thata dite per dite dhe rrall mund te ha gjell ndonje supe etj…perime s ha fare …por nga ana tjeter e shoh keputjen si Simtom te hivit ne mendjen time….para 4 5 muajsh kam pasur temperatur deri ne 38 ka zgjatur 2 3 dite esht larguar …tani perseri kam patur temperatur deri ne 37 e 7 dhe esht ulur per 2 dite…mbase jam ftohur sepse vishem holl kur esht ftohte rri pa corape etj…gjithashtu kam lexuar shume rreth Limfonodulave(lymph nodes nese sjam shprehur mire)edhe keto kan qen shkaqet kryesore te ankthit tim…qe ne nentor kam ndjere nj koker shum te vockel mbrapa n njeren ane te qafes t padhimbshme dhe qe e levizja cik me duar (e mendoj nanjer si damar)por nuk ka ikur dhe as nuk esh zmadhuar asnje gje por prap n mendjen time qendron si ankth….sot pash nga mbrapa veshit nje si gung t vockel por me duket nanjer edhe si muskul edhe si damar dhe kam shume dyshime nuk e di…keto jan arsyet pse qendroj shume ne merak….krruajtje n lekur…shenja gjera simtoma te tjera qe kam lexuar nuk kam pasur …Kam shume frike sepse jam nje djal pa vese te keqija dhe thjesht lexoj shume ne internet…Ju falenderoj
Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.
Pershendetje dhe faliminderit qe na keni shkruar.
Asnje nga keto shenja apo simptoma nuk eshte specifike qe perjashton apo sygjeron per infeksion HIV. Cdo mardhenie seksuale e pambrojtur te ekspozon ndaj virusit HIV.
E vetmja menyre per diagnozen eshte kryerja e testimit per HIV, i cili mund te kryhet pa pagese ne cdo laborator te shendetit publik ne rrethe si dhe ne drejtorine e shendetit publik ne Tirane dhe Insitutin e Shendetit Publik ne Tirane.
Gjithe te mirat,
Dr Arjan Harxhi