11.07.2016
Pershendetje! Jam 16 vjc. Per momentin kam perfunduar vitin e pare te gjimnazit. Problemi im u shfaq diten e nje provimi ne shkolle. Une jam nje nxenese me rezultate mjaft te mira por ate dite e ndjenja veten shume ne ankth nga provimi. Ne momentin qe erdhi ora per te bere provimin dhe po shihja pyetjet mu duk sikur nuk dija asgje, humba fare gjithcka qe pata mesuar nuk po arrija ti lidhja dot me pyetjet. Te them te drejten mesueset tona na i bejne goxha te ngarkuara testet , ku nganjeher mund te thuash ku e mesova une kete x gje, pra jane shume te nderlikuara. Ne ate moment i thash shoqes sime te bankes qe nuk ndihesha mire dhe zysha me nxorri jasht. Mu mpi krahu i majte dhe nuk po merrja dot fryme. Mu duk si atak kardiak por ne fakt kish qene atak paniku. E mora veten pas 2 ditesh dhe isha shum me mir. Une rrija ne banken e parafundit dhe qe prej asaj dite ( mos gaboj ishte muaji mars) fillova te kem shum shqetesime: probleme me frymemarrjen, stomakun, mpirje duarsh , mpirje koke, dhimbje trupi dhe isha shume e lodhur. kam kaluar thuajse 5 muaj dhe un tani kam shume mendime negative ne koke. Mendoj per vdekjen me duket sikur kam apo do kem ndonje semundje. Fiksohem pas dicka dhe nxjerr rezultate negative dhe perfundime koti qe me shqetesojne shume. Zakonisht ne mengjes mendimet negative me qendrojn rreth e qark por pstj e marr veten prap. Kam shkuar 2 here ne urgjence. Heren e pare me bene nje injeksion per te me qetesuar mpirjen dhe dridhjen e duarve dhe me dhane nje kokerr poshte gjuhes. Heren e dyte kisha siklet te madh ne stomak dhe nje lemsh ne fyt , doktori me tha qe nuk ke asgje dhe me tha te pija caj kamomil dhe do behesha mir. Ne fakt caji kamomil me ka ber shume mir e kam pir sa here qe nuk jam ndier mire dhe kthehem ne vete. Kam bere vizita te mjeku stomatolog gjithashtu dhe te alergjia per frymemarrjen ,me kane then qe je shum mir ske asje. Tani po kuptoj qe gjithcka vjen nga ankthi dhe skam asnje proble fiziologjik. Ajo qe me tremb me shum esht ideja se do cmendem nuk e di pse me mbiu kjo ide por ndihem keq kur e kujtoj. Do doja shum te me ndihmonit me keshillat tuaja. Ju falenderoj perzemersisht.
Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.
Pershendetje,
Ankthi mund te behet i veshtire per t’u menaxhuar ndonjehere, aq sa mund edhe te nderhyje ne funksionimin e perditshem normal. Nga se pershkruan ti ke pasur atake paniku dhe ankth. Me vjen mire qe tashme ti ke informacion dhe mund te diferencosh qe ajo qe po ndodh lidhet me ankthin. Zakonisht ne fillim duhet te perjashtohet cdo problem shendetesor qe mund t’i shkaktoje keto simptoma. Disa hapa qe ti mund te ndjekesh per te menaxhuar simptomat jane : reduktimi i sasise se kafeines(kafe, kola) ; diete e shendetshme ushqimore; gjume i rregullt dhe i plote; perfshirje ne aktivitet fizik( vrap, sport, not) ; identifikimi i mendimeve negative dhe zevendesimi me alternativa pozitive; perfshirja ne grupe sociale dhe aktivitete sociale; praktikimi i teknikave te relaksimit, leximi i materialeve te vetendihmes dhe marrja e ndihmes profesionale.
Nderhyrja ne kohe , ben qe ankthi dhe paniku te trajtohen efektivisht. Do te te rekomandoja ndihme profesionale sa me shpejte, nga nje psikolog, qe te te ndihmoje ta menaxhosh ankthin, krahas hapave qe ti vete mund te ndermarresh per permiresimin e gjendjes.
Uroj te te kem ardhur ne ndihme. Mos hezito te me shkruash per cdo pyetje qe mund te kesh.
Denisa Ndreka, Psikologe Klinike
Ju falenderoj per keshillat tuaj! Jam kurioze te di se sa kushton nje seance psikoterapie, un jam nga tirana dhe po ju pyes mbase keni nje informacion rreth kesaj ne vendin ku une jetoj ose ne pergjithesi ska problem.
Pershendetje,
Ne Tirane ka disa profesioniste qe ofrojne sherbime psikologjike. Tek rubrika ” Lista e Eksperteve ” ne websitin tone nukjevetem.al do te gjesh nje liste psikologesh te cilet ushtrojne praktiken e tyre klinike. Ne dijenine time seancat e terapise ne Tirane ofrohen me cmime qe variojner nga 1500- 5000 lek/seanca .
Uroj qe trajtimi te te ndihmoje.
Denisa Ndreka, Psikologe Klinike
JU LUTEM MUND TE me ndimoni kam kaluar nje situat shume te veshtir , pas vdekjes se babait u shtrova direkt ne spital sepse me ra si pun ataku nga emucionet e medha qe kisha, kisha shum emucione negative ,me shum duket si traum ndihem i tromatizuar dhe kam shum ankth problemet mu shfaqen qe kur me vdiq babai kan kaluar 7 muaj qe kur me vdiq babai dhe kam shum frik mendoj vetem per vdekjen e babait dhe kam shum frik mos me ndodh dhe mua e njejta gje si babai im sepse babai im me vdiq ne duart e mija me kap ankth shum i keq me ritet tensjoni dhe me mpiet komplet trupi dhe fillon dhe zemra me reh shum shpejt gati te 130 te raurat e zemres une kam kryer vizita dhe doktoret me kan then ske gje por un mendoj vetem per vdekjen me duket sikur do vdes na momenti ne moment, jam 22 vjec aktualisht doktori me ka dhen 1 ilac qe queht menartan 20 ,eshte per tensjon ju lutem me ndimoni me ktheni 1 pergjigjje faleminderit .
Pershendetje,
Fillimisht faleminderit qe ndave shqetesimin tend me ne, mirepo te lutem qe pyetjen ta besh ne opsionin “Pyet Ekspertin” dhe jo ne komente sepse vetem ne ate menyre ekspertet tane do te mund te pergjigjen.
Gjitha te mirat,
Stafi Nukjevetem