Këshilla/Blog

Madrid 01.11.2019

Jam me nje vajz qe kam komplekse ku flas me shoqerin apo kur jam ne klas.Nuk e marr guximin te qohem ne seminare e te flas edhe pse mund te kem mesur shume.Edhe kur jam me shoqerin ne grup nuk arrij te flas shume apo te them ate qe dua.Nuk e di si t ia bej sepse kete gje e vuaj shume brenda ne vetvete.Cfare me sugjeroni?

  1. Madrid says:

    Thjeshte liroje veten nga cdo emocione dhe fol lirishte pa mendure se si dukesh tek tejret

  2. Dorina Kapaj says:

    Përshëndetje Madrid,
    Të falenderoj që na ke kontaktuar. Duke lexuar përshkrimin e shqetësimit tënd më krijohet përshtypja se ndoshta je tepër e ndjeshme ndaj asaj që të tjerët mund të mendojnë për ty dhe ideja që mund të të refuzojnë mund të jetë tepër e frikshme apo e dhimbshme për ty dhe ndaj ndoshta zgjedh të mos marrësh pjese e të tërhiqesh në hije, aty ku të tjerët nuk do të mund të të shikojnë. Por nga ana tjetër duket që e ke të nevojshme që të tjerët të të shikojnë dhe të kuptojnë se sa vlen realisht.
    Ti ke perdorur fjalën guxim dhe thua që nuk tenton të guxosh. Do doja të dija pse? Mund të më shkrush dhe të përshkrush të lutem se cfarë fantazish ke në lidhje me mundësinë që të ngrihesh në mësim para klasës? Cfarë mendon se mund të ndodhë nëse e bën? Mundohu ta përshkrush në detaje frikën tënde. Në këtë mënyrë edhe ti do kesh mundësinë ta rishikosh këtë frikë dhe ndoshta pak nga pak, pa shumë sforco ndoshta do të mundesh ta sfidosh.
    Unë të inkurajoj që të fillosh të dalësh pak nga pak nga hija ku je mësuar të tërhiqesh. Nëse të ngihesh në mësim para klasës është tepër e frikshme për ty si fillim provoje mes miqve.

    Nëse do të kesh dëshirë e mirëpres një përgjigje nga ana jote dhe të uroj shumë suksese.
    Gjithë të mirat,
    Dorina

Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.