Ankthi social 29.03.2021
Pershendetje!
Jam 19 vjec dhe luftoj me mendimet e mia cdo dite.
Gjate gjjth jetes time kam patur ankth social por nuk dija si ta perkufizoja ose ca problemi kisha derisa zbulova per termin ankth social,gjithmone kam patur siklet ose ndrojtje te takoj njerez qe nuk i njihja nuk me zinte gjumi gjith naten vetem se diten tjeter do takoja shoqet e motres mendoja se do me gjykonin kisha frik turp te flisja. Ne gjimnaz kisha tmerrsisht anktj te dilja para klases, ose te beja ndonje prezantim,kudo kam ankth eshte ndjesi shume e rend qe nuk me le te jetoj e lire e mendoj shpesh te vizitohem tek nje psikologe po duke marr parasysh kushtet ekonomike nuk mundem per momentin,prej me shume se 1 viti punoj ne nje recepsion ne nje hotel mjaft te degjuar personat qe e kane jane shume familjar dhe shum te sjellshem kundrejt meje duke qen se puna ime e pare ne fillim beja shume gabime qe i mendoja aq shum qaja me vete mbyllesha ne dhome,kam nje siklet kur pronaret jane aty,ose kur jane afer dhe mua me duhet tmerrem me klient me bllokohet frymemarrja me duket sikur dikush tjeter flet brenda meje zemra me rreth fort me ndodh shum po shum shpesh , nuk jetoj dot e qet fare ? tlutem a ka ndonje zgjidhje?
Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.
Përshëndetje,
Më vjen mirë që po e ndan të gjithë vuajtjen tënde. Për shumë vite të ka mundur dhe po të mundon. Sikleti, ankthi, besimi i vazhduar që po gjykohesh dhe frika nga poshtërimi social po bëhen pengesë në jetën e përditshme dhe më jep gjithashtu ndjesinë që je vetëm në të gjithë këtë përjetim. Ke njerëz që të sillen në mënyrë familjarë me ty ( punëdhënësit në këtë rast) e sërisht mbyllesh në dhomë, ke motrën por nuk flet për marrëdhënien me atë..rrethohesh me njerëz por je e shqetësuar vazhdimisht me veten, pasi ke aritmi dhe frymëmarrja të bllokohet.. Të mungon qetësia..dhe njëkohësisht lexohet midis rrjeshtave dhe kriticizmi ndaj vetes tënde. A ndihesh e mbështetur nga kontekti ku po jeton?
Jam kurioze gjithashtu edhe mbi mënyrën sesi i flet vetes? Si ndihesh me veten? Ti shprehesh mbi frikën se mund të gjykonin shoqet e motrës nëse do i flisje..por konkretisht cfarë mendon se do komentonin mbi ty?
Takimi me një psikologe (sikurse dhe ti vetë e thekson) do të ndihmonte të kuptoje ankthin dhe përjetimet që po të mundojnë e nuk po të lejojnë të jetosh e qetë..por ti ke mundësinë të komunikosh në chatin e http://www.nukjevetem.al me një psikoterapiste / psikologe sikurse dhe të vijojmë komunikimin bashkë për të eksploruar ankthin tënd dhe zgjidhjen që ti po kërkon..
Kujdesu për veten,
Arela