Këshilla/Blog

Linda 27.03.2023

PERSHENDETJE PREJ DISA KOHESH VUAJ NGA ANKTHI SOCIAL. KAM QEN E QESHUR E DASHUR POR KA DISA MUAJ QE KJO GJENDJEE KA IZOLUAR KOMPLET. QE PAS PANDEMISE COVID 19 PUNOJ NGA SHTEPIA JAM IZOLUAR NUK DUA TE TAKOJ NJEREZ NDIHEM SIKUR DO ME KOMENTOJNE DO ME PERQESHIN EDHE NE AMBIENTE PUBLIKE SI PSH BAR KAFE, SUPERMARKET, ME KAP ANKTH NESE DIKUSH PO QESHEN ME DUKET SIKUR E KA ME MUA JU LUTEM ME NDOHMONI SI TE DAL NGA KJO GJENDJE SEPSE PO VET IZOLOHEM

  1. Uarda Beçerri says:

    Pershendetje Linda e faleminderit qe e ndave me ne shqetesimin tend.

    Me vjen keq per gjendjen e veshtire te cilen po kalon dhe uroj ta kapercesh shpejt.
    Me pare, mesa po me thua gjendja jote ka qene ndryshe, me e mire, me e qete, me e qeshur dhe me pozitive. Ndryshimet kane nisur pas periudhes se pandemise, e cila pasoi ndryshime te medha ne menyren e stilit te jeteses, qe nga shkeputja e kontakteve fizike me njerez, izolimi nga puna, rritja e frikes mbi te ardhmen, perjetimet fizike e psikologjike mbi pandemine e pasiguria per te ardhmen ne shume drejtime te saj.
    E gjithe kjo, ishte nje tranzicion shume i madh global dhe padyshim prodhoi perjetime, ndryshime, frikera, dyshime tek te gjithe ne. Me pas, menyra sesi secili e kanalizoi jeten pas pandemise, coi ne drejtime te ndryshme perjetimi dhe ecurie te jetes se mevonshme.
    Mesa po me tregon, qe prej pandemise tek ti ka ndodhur nje lloj izolimi social dhe mbase arsyeja madhore mund te jete te punuarit nga shtepia. Te shkuarit ne pune eshte nje shkaqet me te medha qe ndihmon ne nje shoqerizimin e perditshem, integrimin ne grupe dhe aktivizimin social te njeriut ne menyre konsistente. Patjeter qe edhe koha me miqte jashte pune eshte nje indikator shume i rendesishem, por nuk eshte aq i shpeshte dhe i zakonte sac eshte kontakti social ne pune.
    Une e di qe te ndryshuarit te kushteve te punes eshte e veshtire, pasi nuk e di si jane mundesite e tua. Nese mundesh, mund te me tregosh me shume per kete. E kuptoj veshtiresine tende per te ndervepruar me te tjeret, sikletin e vazhdueshem kur ndodhesh perpara tyre duke menduar se po flasin per ty, nevojen per te shmangur mjediset sociale apo mohimin per te qene ne qender te vemendjes, ama vleresoj dhe shoh nje force brenda teje per te kuptuar veten dhe per te krijuar mjedis me te sigurt, te qete e ndihmues per te.
    Une do te keshilloja qe ne fillim te nisje te realizoje disa aktivitete te llojeve te ndryshme; mund te besh ecje ne natyre, te meditosh, te konsumosh nje kafe qofte edhe e vetme ne nje ambjent gjysem te qete-gjysem te frekuentuar dhe te vezhgosh njerezit perreth ne aktivitete te lira, veprimet e nderveprimet e tyre. Mendoj te nisesh dalengadale te ekspozosh veten ne mjedise sociale, ne fillim me njerez shume te afert, nje numer i ngushte; nje apo dy persona. Mund te frekuentoni vende jo shume te mbipopulluara dhe te nisesh te ndash me to shqetesimet e tua, ti tregosh me teper mbi cfare ndjen dhe mund te degjosh disa sugjerime nga njerez qe e njohin mire situaten e kontekstin tuaj. Dalengadale, mund te nisesh te ekspozosh veten drejt disa ndryshimeve edhe pse mund te mos te te bejne te ndjehesh komforte. Gjerat e mira nuk vijne asnjehere nga zonat komforte dhe te dalesh nga kjo, mund te kerkoje energji dhe mundim, por cdo une besoj fort qe brenda teje kjo energji ekziston dhe ti mund ta nxitesh ate.
    Me pas, nese kemi situata te vazhdueshme, te ngjashme mund te konsiderojme alternativa te tjera profesionale dhe te konsiderojme hapa te tjere ndihmues.

    Une pres te me shkruash serish dhe uroj ta kapercesh sa me shpejt kete situate te ngarkuar per ty.

    Te falenderoj e te mirepres,
    Uarda

Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.