benii 15.05.2023
pershendetje.
do doja te dija rreth problemit qe kam ..kam afer 5 vjet qe vuaj nga fobia sociale ankthi social ..nuk dal dot te bej bashkbisedime me njeres as edhe ne dyqanin me te afert nuk shkij dot sepse me duket sikur me shikojn te gjith dhe me paraghykojn jam izoluar ne shtepi dhe nuk dal dot edhe kur dal noi her dal me zor te madh shum dhe behem keq shikimin e mbaj poshte me duket sikur me shohhin te gjith mua esht nje ndjenje shum e keqe ..edhe kur jam ne shtepi me familjar esht pak me e lehte por simptomat i kam keto qr mendoj qe ndihem i vezhguar nga ata …mua mka vdek babi para 5 vjetesh dhe nuk ka qen e lehte fare per ngaqe kam qen i lidhur me babin shum ..me pas kur vdiq me filluan keto atake paniku kisha keputje mkan dal disa shenja ne shikim si ato rrufet e bardha etj.ju lutem me jepni ndonje pergjigje lidhur me kete flm.
Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.
Pershendetje Beni dhe ju falenderoj qe na keni shkruar.
Me vjen keq qe po perjetoni keto veshtiresi dhe eshte dicka shume e rendesishme fakti qe kerkoni ndihme dhe mbeshtetje per ti kapercyer ato.
Fobia sociale dhe ankthi social jane veshtiresi qe u ndodhin shume njerezve, duke zhvilluar simptoma nga me te ndryshmet e te mundimshmet sic edhe ti me lart i ke ndare me ne, por ne shumicen e rasteve jane problematika qe trajtohen me sukses nga profesioniste te shendetit mendor, si psikologe apo psikiater. Koha prej 5 vitesh qe ju me thoni se vuani nga keto problematika eshte shume e gjate dhe si e tille gjeja e pare qe une do te pyesja do te ishte si ka qene deri tani? A keni kerkuar ju ndonjehere ndihme te specializuar dhe nese jo, a e keni menduar nje mundesi te tille?
Duke qene ne kete situate, mendoj eshte e rendesishme te identifikojme burimet e ankthit tuaj per te kuptuar me tej origjinen e tij e per te perforcuar disa strategji te efektshme per tu perballur me situatat sociale dhe nje vleresim i mirefillte nga nje specialist i fushes do te ishte shume ndihmues per te kuptuar cfare po ndodh ne nivel holistik me ju. Dhe, une mendoj qe konsulta me kete profesionist eshte hapi i duhur dhe me i rendesishem ne kete moment per te emertuar ne nivel profesional dhe te besueshem gjendjen neper te cilen ju po kaloni, e cila pervec simptomave te ankthit e fobise sociale eshte sipas jush si pasoje e nje ngjarje perjetuar ne forme traumatike nga ana juaj. Ndaj, vlen shume te ndalemi dhe te vleresojme.
Nderkohe, do ju sugjeroja te merrnit nje informacion me te shtuar rreth fobise sociale permes librave apo web-eve zyrtare, pasi te njohurit me thelle dhe me gjere mbi problematiken tuaj rrit shanset per ta kuptuar dhe ndihmuar me teper veten.
Do keshilloja te ndanit veshtiresite qe ndjeni me persona qe per ty jane mbeshtetje, qe mund te ofrojne keshilla, ndihme emocionale dhe ndjenjen e te mos qenurit vetem.
Teknikat e relaksimit te muskujve, frymemarrjes se thelle apo meditimit mund te ndihmojne ne zvogelimin e simptomave të ankthit.
Gjithashtu, kujdesi per veten eshte tejet i rendesishem. Te paturit e nje rutine te rregullt, ushqyerje te shendetshme dhe aktivitet te mire fizik vertet kane ndikim pozitiv ne permiresimin e gjendjes tuaj emocionale.
Keto jane disa keshilla qe mund t’ju ndihmojne, por une ve nje theks te rendesishem ne te kerkuarit e nje ndihme me te specializuar dhe profesionale ne menyre qe ti jepni nje zgjidhje afatgjate problemit tuaj.
Ju falenderoj dhe uroj te degjoj sa me shpejt dhe sa me mire prej jush,
Uarda
ka qen shum shum i veshtire mbeshtetje nga familjaret nuk kam pasur edhe pse ua kam treguar problemin ..me pak fjal nuk me besojne ..me shikojn kshu te forte edhe thon qe mir je por duhet te punosh etj qe ta largosh mendjen ..por un e kam te veshtir qe te shkoj ne pune sepse dukem i ulet para te tjerve dhe me duket sikur ata do me paragjykojn apo do tallen me mua qe 5 vjet jam kshu ..brenda ketyre 5 vjeteve kam punuar me nusen time por me shtyse nga bashkeshortja shkoja ne pune me zor te madh jo se nuk e beja punen se kam problem kete gje ..problemin e kam se nuk jam rehat ndihem i vezhguar nga te gjith edhe me ndonje vend kur ska njeres mua me duket sikur po me shikojn me sy tjeter edhe mendoja qe te ikja sa me shpejt ne shtepi te rrija vetem .
nuk kam kerkuar ndihm nga psikolog sepse nuk kam pasur shtyse qe te me thot ndonje i afert do ikim ne psikolog qe te me mbeshteti ..nuk e di a do ket sherim kjo gjee por di te them qe jeta ime qe 5 vjet ka qen nje sketerr i zi i papar as nuk kam shijuar azje besoj se me kuptoni me mir ju.
Jeta ime para ketyre 5 viteve ka qen shum mir nuk i kam pasur keto probleme ..por kam qen pak i ndjeshem per cdo gje kisha noi her siklete ne momente te caktuara por keto probleme si tani joo tash ka 5 vjet sikur jam rikthyer ne nje njeri tjeter ..perpara se te perjetoja keto qe perjetoj tani ..kam kaluar disa momente stresii ose ankthi por te kalueshme edhe behesha dhe iher mir ..por tani nuk po me kalon pervecse po rendohet akoma me shum