31.10.2017
Pershendetje, jam nje vajze 16 vjecare Dhe kam probleme me ankthin social, nuk i di pasojat dhe kur me lindi ky problem, por ka dicka qe me ndalon te flas, kam friken e refuzimit mendoj qe dikush do me pergjigjet me menyre negative dhe me inat…Kjo ndoll kur jam ne publik, me miq te rinj, me gjinin e kundert por dhe me gjinin e njejte…Madje dhe ne mesim kam frik te cohem ne mesim sado mire ta kem mesuar mesimin , nuk e di se pse me ndoll kjo, ne rrjetet sociale flas me shoqet por kur jam me to mbyllem ne vetvete dhe smund qe te flas….Shpresoj tme ndihmoni
Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.
Pershendetje! Me vjen mire qe e ndan me ne shqetesimin tend, pasi te shprehesh per te eshte hapi drejt rruges te zgjidhjes se tij. Ankthi social mund te jete i perhapur tek shume bashkemoshatare te tu, pasi mosha e adoleshences eshte faza ne te cilen vleresimi per veten dhe mendimi se si te vleresojne te tjeret eshte thelbesor ne kete moshe. Duke qene keshtu, presioni i performances se mire” rritet akoma me shume, duke arritur shpesh here ne ndjesi ankthi. Te kthehemi pak tek frika qe mund te te refuzojne, apo te te pergjigjen negativisht a me inat; sa mundesi ka qe te ndodhe kjo gje? E thene ne nje menyre tjeter, sa here te ka ndodhur kjo gje? Nga cilet persona? Ankthi provokohet nga mendimet e tua. Ti mendon qe do te te refuzojne, qe do te te flasin keq dhe me inat dhe ne kete menyre fillon te ndjesh ankth. Ankthi qe ndjen te pengon qe te perfshihesh ne biseda dhe keshtu je e terhequr. Keshtu vazhdon, duke krijuar nje rreth vicioz i cili lidh mendimet me emocionet dhe me reagimet ne nje menyre perseritese, duke e patur te veshtire te dalesh nga rrethi. Keshtu, e mira eshte qe te shkepusesh rrethin; duke ndryshuar mendimet, sjelljen ose reagimet si fillimit. Me e lehta eshte qe te fillosh nga reagimet/sjelljet. Edhe nese ti ke mendimet qe do te te refuzojne dhe ndjen ankth, flit, ligjero dhe shih se c’do te ndodhe. Ajo cfare ndodh ne rastin e ankthit social, eshte qe e imagjinon mendimin e tjetrit, reagimin e tjetrit duke mos e testuar asnjehere nese eshte e vertete apo jo. Me pas mund te punosh me emocionet tua; sa me shume ta tolerosh ankthin, aq me shume do te reduktohet ai. E nese arrin te ndryshosh mendimet e tua qe mund te mos jene realiste, atehere ndryshimi do te jete me I qendrueshem.
Nese do te pyesesh dicka tjeter apo do te te sqaroj me shume dicka, te lutem me shkruaj serish! Me respekt, MSc. Ardita Korriku
Edhe une vuaj nga ankthi social. Eshte shume e veshtire. Une nuk mund te flas dot me te tjeret sepse kam frike se do skuqem shume. Sidomos ne ambiente shume te ngrohta. Nuk flas dot ne publik. Kam veshtirsi ne te folur. Nuk po mundem ta kaloj.