Këshilla/Blog

17.12.2018

pershendetje , vuaj nga ankthi social ekstrem . jam munduar ne maximum ta largoj , e pamundur . kam nevoje per zgjidhje urgjente kam 20 vjet ne kete gjendje .
faleminderit per mirekuptimin

  1. Denisa says:

    Ne nje kohe, e kisha dhe une, por fillova ti drejtoj mendimet jasht kontekstit te ankthit edhe kur e ndjeja nuk i vija rendesi, nuk mundhesha ta shpjegoja kete ndjesi pra e lejova veten ta ndjej e lash veten te lire ndaj cdo ndjenje qe kisha dhe si pasoja fillova ta kaloj dhe tani nuk i kam me keto ndjenja… doja te jepja mesazhin tim sepse e di si eshte te jesh nen presionin e frikes dhe ankthit por nuk duhet te dorezohesh perkundrazi lere veten te lire, ndiq pasionet e tua, sport, shkeputje nga rrjetet sociale te cilat jan faktori kryesor per mendimin tim dhe sa me shume pozitivitet prane personave te dashur per ty

    Denisa 🙂

  2. ankth says:

    Denisa edhe une kam 6 muaj qe po kaloj nkte gjendje Ankth ne rrug,dhe kur flas me njerz me rreh zemra omg mirepo spo perdor asgje , dal ashtu nkafe me vjen te iki nga aty por qendroj, mvjen mendim qe do ndodhi dicka nmes te njerzve, si thua ti a hiqet kjo gje Kjo pa medikamente , une po mundihem, te lutem me shkruaj , akishe kto simtoma

  3. Nora says:

    Ankthi desha me t than se largohet edhe pa medikamente un ashtuu njet si tii ku shkoja mvike me ikkk se mendoja se do m ndodh diqkaa po tani skam kurgja dal shum shpesh knaqem edhe nqofse m vjen nuk kam gajle edhe ty do t largohet vetem mos pi kurgjaaa se ata t bojn edhe ma keq un jetoj jashr vendit edhe ktu mjekt kurgja st japin per ket gjendjeee se po u msove pastaj sa ti ndalish medikamentet bohesh prap a kshtu kalon vetttt un kam pas rast qe ktu ne zvicr mkan majt te mjeku se thoja jam smut hiqqq hiq as edhe nji kokrr tvogl sm kan dhan. Veq nji bimor ishte nja 2 dit edhe qaq se mthojshin je mir ski nevoj mendjen mundesh me rregullu vet edhe ashtu kom kalu tani jam superedhe ti munohuu e mos pi kurgjaa klm

  4. M.A Bledar Zeneli says:

    Përshëndetje,

    Ankthi social nuk është vetëm psikologjik por shkaktohet dhe shoqërohet dhe me reagime fiziologjike zakonsht. Kur përjetoni ankth zemra ju rreh fort, frymëmarrja shpeshtohet, muskujt tensionohen dhe duart ju djersiten.

    Mënyra më e mirë për t’u përballur me ankthin është të kërkoni ndihmën e një profesionisti.

    Për fat të mirë, shqetësimet e ankthit janë plotësisht të trajtueshme me psikoterapi. Në rastet kur ankthi është tepër agresiv dhe pengon gjerësisht funksionimin jetësor, atëherë mundet që psikoterapia të kombinohet edhe me mjekim.

    Mjekimi është një mënyrë e përballjes së ankthit, kjo mund t’iu ndihmojë të reduktoni simptomat fizike të gjendjes suaj. Por kjo nuk ju jep siguri nëse mund të përsëritet sërish apo jo.

    Bëj kujdes, kurrë mos e fillo mjekimin pa u konsultuar më parë me mjekun përkatës, e njëjta gjë vlen edhe për ndërprejen e mjekimit.

    Unë do të të sugjeroja që të kontaktonit sa më parë me një psikoterapist të kualifikuar. Puna intensive ballë për ballë me të do të ndihmojë ta kuptoni më qartë situatën tuaj dhe se cilat do të ishin hapat e radhës për ta përmirësuar gjëndjen tuaj.

    Të uroj gjithë të mirat,

    Bledar

Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.

NJV