20.04.2019
Pershendetje do doja te dija si mund ta ulja ankthin tim social… Nuk mund te dal te prezantoj detyra kursi pa u dridhur e tera e pa qar para prezantimit. Edhe kur na kerkohet ne fillim te shkolles te themi emrin dhe mbiemrin perjetoj nje ankth te madh dhe dridhje te temerrshme duarsh dhe trupi. Nuk bej dot shoqeri sespse e kam shume te veshtire te flas me te tjeret, ne situata te reja perpiqem te marr iniciativ te bej dicka te re por per shkak te ankthit dhe frikes nga e panjohura largohem duke e lene pergjysem ate qe kam nisur sepse kam shume frike. Un jam pak e turpshme dhe mendoj se ankthi me ben edhe me shume te turpshme sa te gjithe njerezit e din qe une jam e turpshme ose e urte dhe gjithemon thone ajo ka turp ose sa e urte qe je.
Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.
Fobia sociale fillon në adoleshencë përgjithësisht, por edhe në fémijëri pas ndonjë përvoje “të sikletshme” e cila mbetet në mendje e na bën tepër të ndjeshëm ndaj kritikave. Ankthi I performances, turpi, frika nga audienca në situata sociale dhe me njerëz të panjohur janë normale nëse zgjasin pak dhe nuk përjetohen intensivisht. Nga ajo që juve referoni në përshkrimin tuaj kuptoj se ky ankth shoqërohet me tregues somatik ( dridhje, të qara) dhe probleme në ndërveprimin tuaj me të tjerët, pra ndërhyn ndjeshëm e në mënyrë të përgjithësuar në cilësinë e jetës tënde. Parashikimet negative zakonisht e rrisin ankthin e më pas ky i rrit parashikimet negative, duke krijuar një rreth vicioz I cili duhet ndërprerë për të ulur disi ankthin social. Pritshmëritë që kemi ndaj vetes ose që të tjerët kanë ndaj nesh (ndonjëherë të përfytyruara) bëjnë që të mos na pëlqejë asgjë që verejmë tek vetja dhe të interpretojmë çka të tjerét thonë ose veprojnë si gjykim, kritikë etj. Psh të jesh e turpshme/ e urtë nuk është domosdoshmërisht diçka e keqe. Ajo që nxit kureshtjen disi është pse ndjeni shumë ankth kur thoni emrin dhe mbiemrin para klasës ose pse ekziston një nevojë për t’iu shmangur të panjohurës. Megjithatë për të gjitha këto mendoj se duhet folur. Gjithë të mirat.