Don 06.11.2019
Prsh , kom i problem shume te madh qe po me mundon dita dites dhe nuk po jetoj jeten si gjithe te tjeret ..Qe i vogel kom qen tip i ndrojtur dhe shum i turpshem por gjithsesi nuk i kam shmangur shoqerin dhe levizjet me ta..Adoleshenca ka qen pak me ndryshe ku filloj dhe shmangia disi duke gjetur pretekse te kota vetem per ti shmangur keto situata , dmth me mire qendroja ne shtepi sesa te dilja neper kafe apo party e kohes …Por duke u rritur kuptova qe nuk ishte vetem nje ndroje apo turp por akoma me shum , mendoj une por nuk eshte se jam diagnostikuar me kte semundje (nese mund te quhet)…Tani kto kohet e fundit po e vuaj me shume se cdo periudh tjeter pasi me ka mbyllur fare , pothuajse diten gjithmon me syze dielli per te shmangur kontatkin me te tjeret , dhe ndark shum pak dal..Kjo eshte pjesa dhe me e madhe e problemit tim , kontakti me sy me te tjeret dhe duket sikur gjithe kohes po me paragjykojn..Po me ndikon shum po shum ne jeten e perdishtme duke u ndrydhur dhe mos jetuar normalisht …Kam provuar dhe nje psikologe mjafte te mire por e nderpreva dhe prej anes financiare nuk kisha mundesi me …Shpresoj ne nje pergjigje qe mund te me japi nje shtys per ta mundur kte semundje qe po me shkatrron jeten!!!!!!!!!!!!!!!
Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.
Përshëndetje Don,
Të falenderoj që na ke kontaktuar dhe të falenderoj për pritjen e gjatë për një përgjigje. Me sa po kuptoj turpi që përjeton është ndjesia kryesore dhe që të kushtëzon më së shumti në marrëdhënie me njerëzit. Gjithashtu ideja se të tjerët do të mendojnë dicka negative për ty duket se është një ide e fortë në përjetimet që ke kundrejt të tjerëve. Këto ndjesi sic dhe ti e thua mund të kenë lidhje me ndjeshmërinë tënde që fëmijë nga kontakti me të tjerët dhe fakti që gjatë adoleshencës kjo sjellje filloj të theksohej tregon se mund të ketë ndodhur dicka që e ka motivuar më shumë këtë tërheqje dhe izolim. A mund të më tregosh pak më shumë mbi fantazitë e tua në lidhje me idenë se dikush mund të jetë duke të të parë?
Mendoj se është e rëndësishme që të kuptojmë bashkë natyrën e turpit tënd dhe burimin e këtyre ndjesive. Ndoshta ndodhitë e së shkuarës dhe eksperienca të ndryshme që për ty mund të kenë qenë intensive apo traumatike të kanë bërë të jesh vazhdimisht i shqetësuar për atë cka të tjerët mendojnë për ty apo si të tjerët do të të gjykojnë pasi mund të kesh vuajtur në të shkaurën tënde nga turpi që të tjerët të kanë berë të ndihesh? A mund të më thuash nëse të vjen ndër mend ndonjë ndodhi e tillë?
Është tepër e rëndësishme që të kuptojmë së bashku natyrën e këtij përjetimi për ta bërë atë më të përballueshëm për ty. Duke qenë se mundësia e takimeve më një psikolog nuk është atëhere unë mirëpres një pergjigje prej teje për të punuar sado pak të jetë e mundur mbi shqetësimin tënd.
Të uroj gjithë të mirat,
Dorina