Anonimi 05.04.2022
Pershendetje, po kaloj nje gjendje ankthi prej 4 muajsh ku m jep simptoma te dnryshme shtrengim frymarrje mpirje dhimbje t ndryshme frymarrje te renduar ndonjeher. Per shkak te disa ngjarjeve jo te mira qe me kan ndodh jam detyruar disa her qe merzitjen qe kam pas ta kaloj duke konsumuar dhe substanca si hashash per disa kohe dhe me kap nje ankth qe spo e kaloj dot . Me duhet ndonje keshill se si mund ta kaloj pervec se me ilace sepse i kam provuar po nk me kane dhene efekt (te keshilluara nga psikologia) Faleminderit
Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.
vuaj nga ankthi dhe kam shtregim ne frymarrje si ty me jep si nje pulsim apo te tipit si goditje dhe si shkulje te frymarrjes kam ber tgjitha analisat e egzaminimet e zemres dhe me kan dalur mire se di nga se vjen
Përshëndetje, të falenderoj që ke ndarë me ne shqetësimin tënd dhe na ke besuar. Ashtu sic ti e ke theksuar simptomat e përshkruara janë tipikisht të ankthit. Ju thoni që kanë ndodhur disa ngjrje në jetën tuaj që e kanë zgjuar ankthin. Mund të eksploroni më tej rreth këtyr ngjarjeve se cfare shenje kanë lënë tek ty. Ankthi edhe pse ka arsye me të thella pse ndodh, shpeshherë ngacmohet nga ngjarje të caktuara në jetë dhe ka shpërthimet e veta. Duket se dicka e tillë ka ndodhur edhe tek ju. Nëse e kam kuptuar drejt nuk jemi duke konsumuar momentalisht lëndë narkotike. Duket sikur në konumimin e lëndëve narkotike apo të të tjerave medikamente, gjejmë qetësinë e munguar. Në fakt nuk është ashtu dhe kjo qetësi është afatshkurtër.
Në lidhje me ankthin do të jepja disa këshilla praktike.
Kujdesu për frymarrjen, merr frymë thellë me hundë, pas disa sekondash lejoje që fryma të dalë dhe përsërite këtë disa herë.
Qëndro në ambjente me ajër të pastër, larg pluhurit ose tymit të duhanit.
Përpiqu të kesh sa më shumë kontakte me natyren dhe nëse është e mundur edhe të kryesh aktivitet fizik.
Qëndro dhe bisedo me njerëz që të kuptojnë dhe të cilëve u beson.
Do të këshilloja ti drejtoheshe një psikologu therapist në lidhje me shqetësimin që ndjen. Të inkurajoj të kërkosh ndihmë tek mjekët profesionist. Gjithashtu mund të na shkrur sërish në faqen tonë ose në chatin online. Të uroj sa më shumë qetësi dhe shpresoj të të kem ardhur sadopak në ndihmë.