Erta 11.10.2019
Prej shume vitesh vuaj nga ankthi.me duket sikur do kem ndonje semundje te keqe dhe do vdes,kete merak e kam edhe per pjestaret e familjes?jam vizituar shum kontrolle me dalin shum mire po prap un e prjetoj sikur e kam ate semundje dhe vuaj shume per kte
Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.
Përshëndetje Erta,
Faleminderit që ndave me ne gjendjen tënde dhe na besove për një përgjigje. Si fillim të përgëzoj që ke kërkuar ndihmë, kjo është diçka që jo të gjithë mund ta bëjnë. Së dyti më vjen keq që prej vitesh vuan nga këto përjetime, e besoj që duhet të jesh shumë e lodhur. Fakti që nuk ke asgjë fizike është lehtësues, por nga ana tjetër mendoj që duhet t`i kushtosh vëmendje përjetimeve të tua emocionale dhe të angazhohesh në terapi për gjendjen psikologjike që ke. Unë do të doja të të pyesja lidhur me ankthin. Ti thua se ke shumë vite që vuan nga ankthi. A mund të më tregosh kur ka nisur kjo? Ç`situatë mendon që ka qenë fillestare për ankthin tënd? Si e ke përballuar deri më tani?
Unë të sugjeroj të kërkosh ndihmën profesionale që ke nevojë tek një psikolog ose psikoterapist në mënyrë që të marrësh mbështetjen dhe shërbimin që ke nevojë për të kuptuar konfliktet e tua të brendshme që prodhojnë gjendjen ankthioze.
Uroj të të kem ndihmuar,
Gresa