Albania1999 01.06.2021
Pershendetje
Jam nje cun 22 vjec dhe kam shum problem me ankthin dhe stresin. Qe i vogel kam qen femij qe i mendoja shum thell gjerat dhe problemet me te vogla me shkaktonin gjendje emocionale shum te keqe.
Ka raste kur jam i qet dhe i lumtur per pak dit por pastaj dicka ndodh dhe perkeqesohet gjendja ne maksimum.
Vitin e fundit shkaku i ksaj gjendje ka qen nje vajz me te cilen jam lidhur dhe pas cdo debati zenke apo moskontakti me te me ben shum depresiv deri ne piken kur smendoj dot gje tjeter qe ne momentin kir hap syt dhe deri sa te fle.
Jam ne dijeni qe dhe ajo nuk esht njeriu duhur per mua pasi ka dash te ndahet disa her gjithmon perpiqet te bej dicka per tme merzitur dhe se fundmi kam gjet disa mesazhe ku flet me meshkuj te tjer qe i shkruajn ne rrjetet sociale .Nuk i kam folur per kte se e di qe do jet fundi por qe prap e gjeti nje arsye per debat dhe ka 2 dit qe nuk kontakton.
E di qe shum do thon lere dhe vazhdo jeten po problemi esht se e para e kam shum te veshtir ta largoj nga jeta dhe e dyta esht se nqs sdo ishte ajo problemi perseri do kisha dicka qe do me shkaktonte kte gjendje.
Me shum mundesi shkolla puna gjendja ekonomike e te gjith problemet e shoqeris shqiptare.
Do ju isha shum mirnjohes ne qofte se do me jepnit disa keshilla ne lidhje me vajzen dhe ne lidhje me ankthin stresin dhe ndonjher depresionin se si ti reduktojm ato
Faleminderit
Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.
Pershendetje,
Dua te te them qe edhe une kam qene dikur ne pozicionin tend dikur jo shume larg, dhe mund ta kuptoj si ndihesh qofte me ankthin por edhe me lidhjen.
Cfaredo gjeje qe na ndodh ne ate moshe, eshte nje menyre shume e mire per te mesuar dicka te rendesishme per jeten. Nese do te isha serish ne vendin tend, do kerkoja ndihmen e nje psikologu per te te drejtuar ne rrugen tende te jetes, pasi do perballesh me shume gjera te reja dhe te veshtira.
Megjithate, gjithmone ka nje zgjidhje dhe te uroj gjithe te mirat!
Shume faleminderit per pergjigjen.
Domethen ju po thoni qe keni qen ne vendin tim dhe e keni kaluar kte periudh?
Pershendetje,
Faleminderit qe zgjodhe te ndash me ne nje pjese te vetes! Lexova me vemendje letren tende dhe mund te perfytyroj veshtiresine dhe pasigurine, qe po perjeton ne marredheniet e tua. Pertej ankthit te ndarjes dhe frikes perceptoj nje lloj zemerimi te akumuluar ne fjalet e tua eshte keshtu? Marredheniet njerezore dhe vecanterisht ato romantike shpesh jane mjaft sfiduese. Konkretisht ne kete raport qasja jote duket paksa kontradiktore. Te ftoj te reflektosh mbi nje ser pyetjesh qe te kuptojme me qarte sebashku. Cfare nevojash te tuat permbush kjo marredhenie? Cilat jane limitet e tua, pra cfare eshte e pranueshme dhe e papranueshme per ty? Po pritshmerite? Cilat jane cilesite apo karakteristikat qe te pelqejne tek partnerja? Cfare nxit prania e saj te pelqesh tek vetja? Si e sheh veten, cilat jane mendimet dhe besimet e tua? Nderkohe qe lexoja letren tende, mu krijua ndjesia se ka nje nevoje per dashuri dhe perkujdesje, qe qendron pas sjelljes dhe qasjes tende ne kete raport, e cila mbetet cdo here e me shume e paplotesuar. Kjo mund te rezultoje lenduese, zhgenjyese dhe mund te sjelle nje pike ezaurimi, ku mund te zhvillosh mendime jo te mira per veten dhe boten qe te rrethon eshte keshtu? Askush nuk meriton te ndihet i keqtrajtuar, ndaj te inkurajoj te kerkosh ndihme per te shprehur mendimet dhe ndjesite e tua i sigurt, ne forme te paparagjykuar dhe qe te mund te ofrojne nje kuptim me te qarte mbi cfare po ndodh dhe si mund te veprosh, qe te ndihesh mire dhe komfort me veten. Gjithashtu, shoh si nje mundesi mjaft efektive ne kete rast takimin me nje profesionist (psikolog/psikoterapist). Nese deshiron mund te me shkruash perseri ne formen e letrave ose mund te zgjedhesh sherbimin e keshillimit online falas permes chatit te kesaj platforme. Uroj te kem ardhur ne ndihme!
Gabriela