Këshilla/Blog

Leo 05.11.2019

Kam dy muaj ndjej lekundje ne koke. Kam si nje ndjesi termeti ne trup, edhe kur jam ulur edhe shtriree. Ndonjehere e kam e shikimin si te vrazhdet. Me duhet te them qe keto siptoma me filluan direkt sa mu zhduk ankthi.

  1. Anymous says:

    Dhe un kam te njejtat simptoma qe prej 1 muaji mund tewjen psikologjike nga termeti qe ra

  2. Fondacioni Together Albania says:

    Përshëndetje,
    Ju falenderojmë që keni shkruar në Nuk Je Vetem. Edhe për ju është e qartë se nga gjendja e ankthit që keni përjetuar, tanimë simptomat tuaja lidhen me ndjesinë e të rënit tërmet. Ndoshta sepse tërmeti, kur ndodh në të vërtetë, paraqet një rrezik real dhe për ju është më e lehtë të pranoni këtë sesa të pranoni gjendjen e ankthit para kësaj.
    Ajo çfarë do t`ju sugjeronim janë të këshilloheshit me një psikolog ose të ndiqnit seanca psikoterapie në mënyrë që të kuptoni burimin e ankthit tuaj dhe të zbuloni konfliktet tuaja të brendshme që manifestohen përmes ankthit.

    Gjithë të mirat,
    Stafi i Nuk Je Vetem

Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.

NJV