Këshilla/Blog

15.07.2019

Pershendetje, une nk jam njeri supersticioz, kuuurre skam besuar as fallxhore, as filxhan. Fale zotit ato vec fjale ishin asgje nk ndodhi. .. Por une Duke kaluar 6 muaj tmeeerr nga ankthi se di pse mu fut nje frike akooma edhe me shume gjendesha shuuume keeq 1 ore Isha OK pastaj vinin lloj lloj mendime dhe doja te shpertheja nga inati doja te qaja, nk duroj a dot as zhurmen me te vogel nje fjal me fliste vajza 4 vjece I berisja ajo ja bente, “qetesohu Mami qetesohu’pse bertet avash avash mundohesh a te mblidhja veten nga fjalet qe vajza me thoshte. Si tip jam shuuume e mbyllur, mendoj shuuume lloj justifikimesh, sdo me kuptoj, do me quajne per te cmendur, ndekohe qe ulesha me dukeshin sikur I ndiejaa vertet sikur me leviznin orendite e shtepise, gjithemone kam ecur me ate mendim tash e di cfare eshte edhe do kaloj me kalimin e kohes tash 2 gjera me shqetesojne acarohem shuuume shpejt edhe kur tensionohem me merren mente pastaj. Medicamente nuk dua te pij psikologun nk mundem ketu ku jam keshtu mundoheeem te dal edhe them mbase me Iken edhe marramendja sic iken kaq e kaq simptoma te tjera. Gjithsesi shuuume faleminderit per mua kjo eshte nje terapi me ka lehtesuar shuuume

  1. MSc. Enkel Bulica says:

    Përshëndetje, në fakt është tepër inkurajuese që ti nuk i ke shmangur simptomat por i ke përballur. Kjo është një teknikë mjaft efektive në lehtësimin e simptomave të ankthit, pasi parandalon sjelljet shmangëse të cilat vijnë nga frika e përjetimit të ankthit, duke të të dhënë mundësinë ty të kuptosh se nuk do të të ndodhë asgjë katastrofike gjatë përjetimit të ankthit. Të inkurajoj ta vazhdosh këtë teknikë dhe me frikën nga marramendjet. Pra, të mos shmangësh daljet apo situatat në të cilat ti mund të kesh frikë se mund të të ndodhë kjo gjë.

    Për sa i përket agresivitetit, të cilin imagjinoj (më korrigjo nëse e kam përshtypjen gabim) se ti nuk e shpreh zakonisht me të tjerët kur ndihesh e inatosur apo e zemëruar. Duket sikur marramendjet kanë për qëllim shprehjen e një vetëqortimi për shkak se ti ke ndjerë zemërim. Pra, të zemërohesh apo të ndjesh zemërim, për ty është dicka e gabuar dhe për pasojë duhet të vijë një “ndëshkim” në formën e marramendjes. Mbase ky i mësipërmi është një interpretim që nuk qëndron, megjithatë doja ta ndaja më ty këtë përshtypje që m’u krijua gjatë leximit të shkrimit tënd.

    Diçka tjetër që doja të shtoja është se përjetimi i ankthit, zakonisht nuk lë pa prekur padashje dhe personat pranë nesh, ata që ne i duam dhe na duan. Ndërsa për të rriturit është më e lehtë ta kuptojnë dhe tolerojnë gjendjen e ankthit tek një i afërm i tyre, është e rëndësishme të tregohemi të kujdesshëm sidomos me më të vegjlit që ndikimi i sjelljeve/komunikimit që bëjmë me to te cilat janë të motivuara nga ankthi të mbahen në minimum.

    Je e mirëpritur të shkruash sërisht.

    Gjithë të mirat
    Enkeli

Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.

NJV