Këshilla/Blog

20.07.2019

Pershendetje dhe shuuume faleminderit, edhe pse pak nga pak po dal nga feerr sa Isha fale Zotit, lodhte aq shuuume saqe mendoja te fundit per veten time nk e duroj dot me vec mendoja per femijet e mi Ata me mbanin gjalle edhe pse me partnerin shkoj shuuume mire por ajo qe nk I shpreh dot gjerat. Une skam as dhembe koke, as syte sme vishen ushqim ha shendetshem dal cdo dite me femijet deti me qeteson shuuume. Poor ju me shpjegoni kaq fmi forte qenka ankthi sepse here here Kam frike Mos kete marramendjen MA shkakton ndonje semundje tjt apo Jane pasojat e atij Ferri qe kam hequr. Si ka mundesi ankthiii kaq forte? Edhe te zgjasi kaq periudhe kohere a eshte normale… Gjithe te mirat e botes ju uroj

  1. MSc. Enkel Bulica says:

    Përshëndetje Ana, ankthi shpeshherë ‘imiton’ simptoma të një gjendjeje shëndetësore, për ‘t’u ndjerë sa më i frikshëm’ dhe për të kërkuar vëmendje. Gjithsesi edhe pse nuk është i rrezikshëm në nivel shëndetësor, nuk duhet neglizhuar në kuptimin që ankthi zakonisht e ka një kuptim, atë të një konflikti në realitetin e brendshëm psikik, i cili po të eksplorohet me kalimin e kohës do të sjellë njohje më të lartë të vetes dhe ndjenjën e të ndjerit mirë me veten.

    Falemnderit për fjalët e mira dhe je e mirëpritur të shkruash sa herë të kesh nevojë në nukjevetëm.

    Gjithë të mirat
    Enkeli

Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.

NJV