Këshilla/Blog

23.06.2019

Prsh jam nje nene me dy femije, po beje gati nje vit e gjysme po heq turture. Ne fillimin e ankthit Kisha shuuume simptoma me keqja ishte bllokim I I frymarrje ne gjume me mbajti 8,-9 muaj, pastaj iku kjo kam marrjemendsh nk mbaj dot ekuilibrin e trupit me duket kur hedh kembe sikur kam nje suste nente edhe MA ngre kemben prap lart nk eshte ashtu por une I ndiej, me marrjemendsh mendsh po beje 6_7 muaj por nk po me largohet nk di si tja beje mendimet I menaxhoj shume mire sado qe me vijne edhe negative ama jam lodhur shume nk di si do ja dal, ju lutem si me keshilloni te jem prap ajo qe kam qene ne fillim nk dua te Marr kokrra sepse kam frike Mos krijojne varshmeri ne pritje te pergjigje tuaj asnjeee nk I kam folur per kete situat as familjes sime

  1. MSc. Enkel Bulica says:

    Përshendetje Ana dhe të falenderojmë që na je drejtuar. Nga sa lexoj, e gjitha ka filluar me bllokim te frymëmarrjes në gjumë e më pas marramendje shoqëruar me mendime negative. Për këtë gjendje e cila po zgjat prej një viti e gjysmë dhe nuk ke folur me askënd më parë.

    Le ta nisim nga kjo e fundit. Cila mund të jetë arsyeja që ti nuk ke ndarë diçka kaq të rëndësishme që po kalon me personat pranë teje? A është kjo për shkak se nuk do të dukesh e dobët para tyre apo se nuk do t’i shqetësosh, apo a ka rrethana të tjera që ta pengojnë komunikimin me to? A ke vëmnedjen e duhur nga to? A mendon se në kohën kur kjo gjendje ka filluar, ka pasur ndonjë ngjarje domethënëse në jetën tënde?

    Ajo çfarë simptomat tregojnë është se brenda teje ekziston një konflikt, i cili të shfaqet në këto forma. A ia ke lejuar vetes ta eksplorosh këtë gjë?

    Do të të rekomandoja, nëse e ke të mundur të kryeje një konsultë psikologjike pranë vendbanimit tënd për ta qartësuar gjendjen e ankthit dhe për të vlerësuar mënyrën më të mirë të trajtimit, e cila jo domosdoshmërisht duhet të përfshijë medikamentet.

    Je e mirëpritur të më shkruash sërisht.

    Gjithë të mirat
    Enkeli

Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.

NJV