Këshilla/Blog

20031 01.11.2019

Pse zakonisht ndihem shum ne ankth,me meret fryma dhe shpesh me duket sikur do te mbytem.
Nuk e di se nga vjen te gjithe me thon qe e ndodh nga mosha por nuk mund ta perceptoj dot se si mosha mund te ndikoje per keto gjera

  1. MSc. Lediona Braho - Psikologe klinike says:

    Përshëndetje e dashur,
    Ankthi është një gjendje emocionale që të gjithë e përjetojnë, kush më pak e kush më shumë. Nëse nuk do ndienim ankth, nuk do jetonim dot. Mirëpo kur ankthi shtohet, atëherë duhet të kuptojmë nga vjen dhe për çfarë na sinjalizon. Nëse dikush ndjen shumë ankth, ndoshta vjen për arsye se i duhet të përballet me disa gjëra që ndjen se nuk përballet dot. Ose ka shumë detyra për të bërë dhe nuk ia del dot. Ose se ka shumë nevoja të paplotësuara.
    Njerëzit ndihen të lirë dhe me pak ankth nëse kanë marrëdhënie të mira me familjen, nëse kanë miq, nëse e pëlqejnë shkollën, por më e rëndësishmja nëse e pëlqejnë dhe e duan veten (me të mirat dhe dobësitë që ka).
    Unë të inkurajoj shumë që ti të flasësh me prindërit e tu dhe t’u thuash sesi ndihesh. Uroj shumë që ata të të kuptojnë dhe të të mbështesin. Përveç prindërve, mund të flasësh me miq apo njerëz të tjerë më të rritur, për të kërkuar një mendim nga ata. Mos e mbaj peshën brenda vetes, por ndaje me të tjerë. Është mirë kur flet dhe lehtësoshesh.
    Po ashtu, të sugjeroj të lexosh dhe të informohesh për ankthin dhe për mënyrat sesi mund ta përballosh atë. Lexoji informacionet me kujdes, pa i marrë shabllon, sepse në internet gjen shumë materiale dhe jo të gjitha janë të sakta.
    Në moshën tënde, trupi dhe truri pësojnë shumë shumë ndryshime. Të sugjeroj të njihesh me to, të kuptosh se disa ndryshime dhe disa ndjesi janë normale.
    Ndaj, një sugjerim tjetër, është të bëje aktivitete që do të të ndihmonin shumë për të zgjeruar njohuritë dhe interesat e tua. Çfarë do të doje t’i shtoje jetës tënde që të ndiheshe më e qetë dhe e lumtur? Bëje një listë me të paktën 5 gjëra dhe mendo sesi mund t’i plotësosh ato.
    Provoje dhe shpresoj të funksionojë!
    Uroj që të ndihesh pak më mirë dhe e lehtësuar.
    Të përshëndes,
    Lediona

Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.

NJV