Këshilla/Blog

22.10.2018

Gjithcka filloj qe ne moshen 22 vjecare dhe vazhdoj deri tani qe jam 24 vjec. Ne moshen 22 vj njoha nje djal. Fillimisht gjerat shkonin mire derisa nje dite u ftohen. Ne fund pasi e verteta doli ne shesh kuptova qe ai nuk kishte qellime serioze me mua. Por un nuk pata forca sepse isha perfshir emocionalisht me te dhe vazhdova te mbaja kontakte me te…Nderkoh behesha shume xheloze per femrat qe ai fliste. Keto gjera vazhdojne ende dhe sot. Une nuk di si te ndal. Ai eshte bezdisur shume nga une sa me tha mos ti dal me para. Une jam njeri qe te gjithe me respektojne ne shoqeri dhe ne pune. Vetem ne kete rast nuk po mund te fitoj respekt dhe jo me ndjenja. Nuk di ku ti coj ndjenjat e mia. Se shpejti ne nje event do jete dhe ai dhe gocat qe une jam bere xheloze. Une nuk di si te veproj? Si mund ti kontrolloj sjelljet e mia? Si mund te mos behem me xheloze? Si mund te eci perpara?

  1. Andi says:

    Pershendetje,
    Ndoshta obsesioni ju ka cuar deri ne kete lloj pike.
    Cfare te vecante ka ai djale qe se kane djemte e tjere?
    Mos u obsesiononi!
    Mesohuni te harroni dhe te mos kujtoni te kaluaren,vetem keshtu ecet.

    Andi

  2. MSc. Sonila Mecaj says:

    Pershendtje!
    Po e nis pergjigjen nga pyetja qe ti ben se si te mos jesh me xheloze dhe te ecesh perpara. Mendoj se xhelozia eshte nje ndjenje qe shoqeron disa marredhenie dashurore qe per arsye te ndryshme e favorizojne xhelozine si p.sh pasiguria qe ndien njeri prej partnereve ndaj tjetrit, sjellje te ndryshme te njerit prej partnereve qe nuk krijojne siguri te pala tjeter, mungesa e dashurise reciproke, personaliteti paksa paranoiak i njerit prej partnereve, etj. Kur nuk ka me nje marredhenie, sic kuptova nga letra jote, dhe ti vazhdon te ndiesh xheloze per vajzat qe ish i dashuri yt ka patur ose ka komunikim, kjo xhelozi del jashte kontekstit te nje marredhenieje. Ajo tregon me shume per nje lloj obsesioni (mendimi fiks) qe ty te ben te vuash. Nese dikush nuk ka me interes per ty, duhet thjesht ta pranosh dhe jo te perpiqesh ti kthesh interesin apo ndjenjat. Ekzsiton me siguri dikush tjeter ne kete bote qe mund te kete interes dhe ndjenja te mira e te qendrueshme ndaj teje. Mua me duket qe ne historine qe ti tregon, nuk behet fjale me as per interes, por ai djali te konsideron si te bezdisshme tashme. Xhelozia qe ti ndien ndaj vajzave eshte me shume nje menyre per te mbetur ne kontakt mendor me ate djalin, si dicka qe te mban te lidhur me te. Une e kuptoj qe per ty situata racionalisht mund te jete shume e qarte, qe thjesht duhet te shohesh per marredhenie te tjera e ta lesh pas kete marredhenie, por emocionalisht kjo nuk eshte e lehte per ty ose duket e pamundur. Sepse per disa njerez nuk eshte e lehte te pranojne refuzimin, qe dikush ta afroje e pastaj ta largoje, por nga ana tjeter marredhenie te tilla nuk jane te perjetshme. Cdo marredhenie kur nis qofte seriozisht qofte jo seriozisht mbart me vete rrezikun e mbarimit. Cdo fund ose mbarim sido qe te jete, nuk eshte asnjehere i pelqyeshem. Ndonjehere te lendon me shume e ndonjehere me pak ne varesi dhe te menyres se si sillen partneret. Por lendimi nuk kalon duke u treguar kokeforte ndaj fakteve. Zakonisht nuk eshte dashuria ajo qe te mban lidhur e te fiksuar pas dikujt qe nuk te do e qe ta thote hapur, por eshte mungesa e mekanizmave te mire per ta pranuar e perballuar kete fakt. Mund te jete po aq nje prirje per ta bere veten te vuaje, te ndihet keq prej personit qe ka dashur ose do. Keto sjellje jane shpesh te ndikuara nga modelet e marredhenieve ne familje, si marredhenia mes prinderve, marredhenia mes teje dhe mamit ose babit. Nese do beje nje reflektim ne lidhje me keto te fundit, do gjeje dicka te ngjashme me ate qe po te ndodh ty? Si p.sh te duash t’i lutesh per dashuri dikujt qe te shtyn larg? Te mendosh shumicen e kohes per dike qe nuk mendon per ty? Te besh te rendesishme ne koken dhe jeten tende vajza qe nuk do ishin aspak nese nuk do te ishte ky djali ne mes? Jane disa pyetje qe ti mund t’iu pergjigjesh shume me mire se une nese reflekton pak me shume mbi veten tende, mbi menyren si lidhesh me njerezit, si ndihesh e si je ndier ne raporte kaq te aferta, cfare te terheq te djemte me se shumti.
    Ky djale, per te cilin ti flet, me siguri nuk eshte me i miri i mundshem per ty perderisa nuk te do. Me shume se te fokusosh mendimet te vajza qe ai takon apo ka takuar, perpiqu te mendosh cfare kerkon realisht nga nje i dashur? Te te doje apo te te beje te ndihesh keq? Cfare deshiron ti per veten tende? Te jesh e lidhur me dike, te jesh e dashuruar apo te jesh mire me veten dhe mendjen tende?
    Shpresoj qe pyetje te tilla te te cojne disi ne pergjigjen qe kerkove prej meje: si te ecesh perpara? Duke dashur veten mbi te gjitha, besoj.

Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.

NJV