Loen 05.05.2020
Pershendetje
Jam 26 vjece dhe prej 3 vitesh kurohem me Zoloft 50 mg/ne dite dhe ndonjehere(rralle) perdor edhe Lorazepam per qetesimin e ankthit.
Ajo qe me shqeteson eshte se dua te di nese keto medikamente krijojne veshtiresi ne mbetjen shtatezen dhe nese vazhdoj te mjekohem gjate shtatezanise,a krijon probleme te fetusi?
Faleminderit
Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.
Miredita! Nuk mendoj qe mjekimi me Zoloft 50 mg/dite krijon probleme me mbejtjen shtatzene. Nuk ka prova shkencore qe vazhdimi i perdorimit te Zoloftit apo barnave te tjera SSRI (familja ku ben pjese edhe Zolofti) krijon probleme gjate 3 mujorit te pare te shtatezanise. Gjithashtu vetem pak studime kane lidhur perdorimin e Zoloftit me lindje premature apo nje vonese ne zhvillimin fizik te femijes pas lindjes. Shumica e studimeve nuk ka gjetur lidhje midis perdorimit te Zoloftit dhe problemeve te femijes pas lindjes. Gjithsesi perdorimi apo jo i Zoloftit duhet vendosur duke marre parasysh perfitimet nga perdorimi i tij (simptomat depressive apo ankthioze) dhe riskun e perdorimit te tij gjate shtatezanise. Duke pasur parasysh qe ju keni marre mjekim per nje periudhe 3 vjecare mund te diskutoni me mjekun tuaj psikiater nje reduktim te dozes ose ndalim te mjekimit nqs ngelni shtatzene.
Gjithe te mirat,
Neli Demi