Klea 29.09.2019
Pershendetje me fal per shqetsimin por nuk di se me ke te flas .ater JM nj vajz qe sapo mbarova gjimnazin e tani duhet t vazhdoj universitetin e hodha shkollen e me dolen shumica e degve por un nuk di ke te zgjedh …plus qe me pelqejn shum universitetet private si Europiani Dhe mesdhetari por familja ime ska mundesi une jam e gatdhme te punoj edhe vet por km frik a ja dal dot , kjo situat po me mbyt jam shum e stresuar ju lutem m ndihmoni pres pergjigjen tuaj m padurim
Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.
Përshëndetje Klea dhe të përgëzoj për mundësitë e shumta që ke arritur të fitosh për shkollimin tënd të mëtejshëm.
Ashtu siç ndihemi të stresuar kur nuk na shfaqet asnjë mundësi, po ashtu mund të ndihemi të stresuar kur na shfaqen mundësi të tepërta që na e vështirësojnë zgjedhjen. Me sa kuptoj skenari i dytë është ai që po kalon ti aktualisht. Pasiguria që po ndjen me zgjedhjen tënde duket sikur i ka rrënjët tek frika se mos ndoshta zgjedh gabim dhe më pas mund të ndjesh keqardhje për zgjedhjen e bërë dhe mundësitë e tjera që mund të humbasësh.
Megjithëse është e rëndësishme që ne të bëjmë zgjedhje ‘të duhura’ në jetë, duhet ta lehtësojmë peshën e kësaj përgjegjësie duke bërë më të mirën e mundshme, sepse shumë gjëra që i përkasin të ardhmes ne nuk jemi në gjendje t’i dimë apo ti parashikojmë se si do ndodhin saktësisht. Ndonjëherë jeta na jep dhe mundësinë për t’i rishikuar apo përshtatur vendimet tona me kalimin e kohës.
Tani që shpresoj ndihesh pak më e lehtësuar mund të të them se është e rëndësishme që të marrësh në konsideratë sa më shumë faktorë që i mendon se janë ndikues dhe në fund të ditës të ndihesh rehat me zgjedhjen tënde. Disa prej këtyre faktorëve mund të jenë, pasioni (pra cfarë të pëlqen të bësh më kënaqësi), prirja dhe investimi kohor (aftësitë që ti ia njeh vetes deri më tani dhe koha që kë shpenzuar për këto aftësi), rrethanat pragmatike dhe potenciali në të ardhmen (mundësitë e punësimit pas përfunidmit te studimeve dhe sa potencial ka që fusha e zgjedhur të zhvilllohet edhe në të ardhmen), etj…
Shpresoj të të kem ardhur në ndihmë sadopak.
Suksese!
Enkeli