Këshilla/Blog

11.02.2016

Pershendetje!
Jam nje vajze 19 vjecare dhe studjoj ne universitetin e Tiranes ne vit te dyte. Asnjehere se kam ditur se cdua te behem tamam tamam ne jete. po flas per nje profesion te mirefillte. Sot studjoj nje dege te vecante per kohen por qe ka shume mundesi punesimi ne te ardhmen. E vetmja gje qe s’shkon eshte qe nuk me pelqen. Me duket sikur me ka ikur deshira per te mesuar dhe nuk kam dale mire as me notat. Nuk i percaktoj dot vetes nje qellim dhe tja arrij. sbesoj se e kam bere ndonjehere.
Ka ndonje menyre qe te ndryshoj? Jam bere shume pesimiste ne cdo gje dhe madje kete vere u semura (njs skin condition) qe mjekja me tha vjen nga stresi. Si tja bej?
Faleminderit dhe pergezime per faqen

  1. Dr. says:

    Pershendetje!
    Njerezit bejne mire vetem gjerat qe pelqejne. Sigurisht askush nuk mund te te sugjeroje konkretisht se c’duhet te besh pasi kete duhet ta gjesh ti vete. Kerko thelle brenda vetes, njih veten. Vetem ti mund ta dish se cfare vertet te pelqen, dhe shko pas saj. Je vetem 19 vjec dhe ke shume kohe per te nderruar dege, e per te bere 2 a me shume dege te tjera, ndaj mos u shqeteso dhe mos u ndje sikur nuk ka me kthim.

  2. Eni Tabaku says:

    Se pari doja te te falenderoja qe na je drejtuar dhe se dyti te te pergezoja per gjithe shkathtesine ne te shprehur.
    Sot dhe gjithmone lideret dhe mentoret me te medhenj kane treguar se kur jane bashke profesionin me pasionin realizohen dhe qellimet ne dukje absurde . Ajo qe ti e ke sot, eshte nje profesion te cilin po e fiton nga shkollimi, cfare mund te besh me tutje eshte te ekspolorosh fusha te tjera te ndryshme tek te cilat mund te zbulosh pasionin per ate cfare deshiron te jesh dhe te behesh. Asnjehere nuk eshte vone per te zbuluar cfare te pelqen te besh ne jete, madje mund ta ndryshosh dhe rruges shpesh 🙂
    Ndermer Kurse te ndryshme online te cilat jepen falas. Aty gjen nje larmishmeri temash duke filluar nga nga menyra se si te ndertojme nje biznes ne fushen e modes apo ushqimit, deri tek tematikat shkencore dhe financiare. Tema qe do te ngjalle me shume interes mund te jete qellimi dhe profesioni te cilin mund ta realizosh ne te ardhmen.
    Te uroj rruge te mbare ne nismat e reja qe do ndermaresh.

Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.

NJV