Këshilla/Blog

ERA 12.05.2022

Pershendetje uroj te jeni sa me mire ????

Para disa ditesh perjetova nje atak paniku (te pakten keshtu e konsideroj une, mbase jam dhe gabim). Ishte nje moment, qe ndjeja lotet qe me binin pa pushim, ngushtim kraharori, marrje fryme, mpirje trupi, dhimbje koke dhe nje ndjesi sikur ky ishte momenti im i fundit ne kete jete. E gjitha kjo zgjati per gati 40 min. Kohet e fundit ndjej veten me emocione te mbingarkuara, me 1000 pyetje te njerezve qe me pyesin pa fund se cfare po beje me jeten time, kur do te beje zgjedhjen time ne jete???… Nje pyetje qe me eshte bere si vaktet e bukes. Ndjej brenda vetes nje ze qe po kerkon te uleras e ti thote te gjitheve “Boll se me çat koken”, por ja qe jam aq e pafuqishme dhe hesht. Kam friken te perjetoj dhe nje here ndjesine qe perjetova para disa ditesh, kam frik se po humbas veten cdo dite e me shume dhe po zhytem ne lumin e loteve te mi. Me ka marre malli per buzeqeshjen time, per forcen qe kisha dikur e cila sot me ka shteruar. E dua jeten, dua dhe ato pak persona qe me duan me te vertet, dua ta dua serisht veten time e cila keto kohe eshte kthyer ne nje shenjester qe vetem goditet pa fund. Kam nevoj te marre fryme thelle dhe te jetoj serisht. Ju lutem si mund te permiresohem?
Perqafime te perzemerta.

  1. Alesia says:

    Prsh Era e gjeta shume veten ne fjalet e tua. Une uroje qe per ty esht ataku i pare dhe i fundit, eshte shume e lodhshe rte jetosh me kete ndjesi. Une kam mbi dy vjet q jam me ankth,
    Mos e lejo te te zer frymen, mos e mendo cliroje veten mos e ler te ver poshte.
    Kur arrin qe ke atak paniku esht sikur trupi ulerer kerkon clirim. Perpiqu te mos mendosh me shume se cduhet per te ardhmen . Jeto sot per sot. Dhe une them cdo dit sjam e njejta mezor marr fryme jetoj si e moshuar . Ankthin sja uroj as hasmit,. Shum dashuri per ty ????♥️

  2. Krisitian says:

    Prsh..te njejte gje kam perjetuar une per dy vite ..akoma sme eshte larguar por jam permirsuar shume shume duke menduar vetem me pozitivitet dhe duke u marre me aktivitete …nuk eshte mire te rrish e mbyllur duhet te merresh me dicka ..shpresoj qe t’a kalosh sa me shpejt

  3. Përshëndetje Era, faleminderit që kontaktove faqen e nukjevetëm!
    Më vjen keq për gjendjen tënde emocionale, duke e lexuar ndjehej “mbytja” jote dhe besoj se duhet të jetë e vështirë për ty.
    Këshillat në vazhdim janë vetëm për menaxhimin e krizës së panikut dhe janë këshilla të zakonshme për këto raste.

    – Në momentin që fillon të ndihesh jo rehat përpiqu të mendosh për një vend ose imazh ose një situatë që të sjellë ndjenja pozitive dhe thuaji vetes “ndal” nga mendimet jo të mira. Gjithashtu, nëse ke frikë se diçka do të ndodh racionalizoje, dhe mendo se çfarë tjetër mund të shkaktojë simptomat që ke etj;
    – Mund të të vijnë në ndihmë ushtrime për frymëmarrjen që mund të ulin ankthin: merr frymë thellë dhe ngadalë me hundë, mbaje 2-3 sekonda dhe pastal nxirre frymën. Prit pak dhe më pas përsërite (ki kujdes të mos e bësh shpejt një frymë pas tjetrës sepse mund të përkeqësohet, mund të duhet të presësh 5-6 sekonda);
    – Fol më dikë që të mbështet, nqs të afërmit nuk të mbështesin, atëherë fol me një person që të kupton më shumë, një shok/shoqe
    – Gjithashtu, mund të marrësh një objekt që ke përpara teje (celular, libër ose diçka tjetër që është e prekshme) dhe ta përshkruash me zë: sa i madh është, çfarë ngjyre ka, për çfarë përdoret etj. deri sa të kalojë kjo gjendje, të gjesh një mënyrë për t’u shpërqëndruar.
    Sa i përket ndjenjave të tjera që po përshkruan, vlen të reflektosh se kur kanë filluar? Kur ka qenë hera e parë që ke përjetuar ndjesinë për t’i dhënë fund komenteve të të tjerëve? Çfarë po ndodhte në jetën tënde në atë kohë? Çfarë të pengon për të vendosur kufij në mënyrën se si i ndërton dhe pozicionohesh në raport me të tjerët?

    Gjithashtu, mund të shkruash në chat – in e nukjevetëm për të bërë seanca më interaktive ose të bësh disa seanca psikoterapie.

    Gjithë të mirat,
    Veronika

Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.

NJV