Këshilla/Blog

11.02.2016

Shpesh her me ndodh tme kapi atak panik.. Rastet me te shpeshta jan kur jam vetem kam provu shum kura me qetsojn per momentin po skam pas rezultat

  1. Zana Guri says:

    Pershendetje dhe faleminderit q eke zgjedhur Nuk je vetem!
    Do doja qe te flisnim me gjate ne lidhje me situaten ne menyre qe te jemi te plote ne hapat qe do te ndermarrim. Kur ti thua me ndodhin atake paniku..Je konsultuar me nje specialist qe te ka referuar kete « diagnoze » dhe me ke ? Apo je vetdiagnostikuar ? Kur thua kam marre kura…per cfare e ke fjalen konkretisht ? Nderhyrje te tuat apo receta te nje specialisti ? Kur thua rastet me te shpeshta jane kur je vetem..si e shpjegon ti kete gje..cfare mendon ne ato momente..ka dicka specifike qe te provokon apo cfare perjeton ne ato momente kur je vetem ? Kur je vetem..ku ? Ne te gjitha ambjentet apo ne nje ambjent specifik ? Po rastet e tjera kur e ke perjetuar ate gjendje cilat jane ? A kane ato ndonje te perbashket me te qenurit vetem ? Kur thua vetem, i referohesh vetem te qenurit fizikisht vetem ? Apo statusit vetem ? Apo te menduarit vetem ? Cfare mendon ti se ka shkuar keq deri me tani qe te ka penguar te jesh i sukseshem me kuren ? Me shkruaj me shume dhe shpresoj te planifikojme disa hapa te vegjel qe mund te te ndihmojne.
    Faleminderit,
    Zana.

Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.

NJV