Këshilla/Blog

Ana 29.09.2019

Disa muaj me par kam vuajtur shum nga ankthi dhe ataku i panikut kam marr dhe mjekime. Por keta muajt e fundit kam qen shum mire. Dje dhe sot me eshte rishfaqur pa ndonje arsye perseri…nuk dua te marr me ilace se jam ne pune dhe me ulin shum fuqine, dua vec te fle. Si tja bej????

  1. MSc. Enkel Bulica says:

    Përshëndetje Ana, në fakt trajtimi i ankthit me medikamente është i rekomandueshëm kryesisht, në situata akute, dhe në intervale të caktuara kohore. Do të të rekomandoja qoftë dhe paralelisht medikamenteve të punosh me ankthin në mënyrë psikologjike. Tashmë ka disa metoda të trajtimit psikologjik që kanë sukses në trajtimin e problemeve të ankthit dhe të cilat kanë efekte afatgjata në përballimin e gjendjeve të shkaktuara nga ankthi. Kjo sepse trajtimi psikologjik, ndryshe nga medikamentet promovon tek individi të kuptuarin e shkaqeve, konfliketeve mes emocioneve dhe mendimeve dhe mënyrave se si ankthi na bën të mendojmë, ndjejmë dhe sillemi. Të hedhësh dritë mbi gjendjen personale të ankthit do të thotë të kuptosh dhe të dish se çfarë na duhet të ndryshojmë në mënyrën tonë të të menduarit apo të të vepruarit për të ndjerë rehatinë me veten tonë.
    Ndonjëherë ajo që mjafton për ta lehtësuar ankthin është të kuptojmë se cfarë po ndodh brenda vetes.
    Shpresoj të të jem gjendur sadopak
    Enkeli

Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.

NJV