Goni 03.06.2024
Pershendetje doja te ndaja me ju nji shqetesim dhe te shof nese keni gjetur ju sherim apo jo , cdo gje filloj nji nat kur me disa shok po pinin hashash dhe un e provova per her te pare dhe me kapi shum keq me rrahje zemre ndjesi sikur po me bie te fiket te vjella mendime te kqija lodhje qe zgjaten mbi 1 or a ma shum dhe qe nga ajo nat kto simptoma kan fillur te shtohen cdo dit e me shpesh derisa vajta kerkova ndihme te nji psikolloge e cila me leshoj ilaqe te cilat i mar qe 1 vit gati, kam perdor nji muaj 5mg sedoksit dhe e nderpreva ndersa 10mg esram qe 1 vit gati cdo dite , kam permirsuar ama ka dit qe perseri ndjej ankth se mos do me kape perseri dhe ka dit qe kam kriza paniku dhe ankthi po qe nuk jan sikur kan qen me perpara jan me te lehta dhe me afatshkurt. Doja tju pysja qa te bej tani ti nderpres ilaqet apo si te vreproj pasi kam frik mos me kap keq ndonje dit ?
Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.
Pershëndetje Geri dhe faleminderit që ndave me ne shqetësimin tënd.
Situata që përshkruan duket të jetë një përgjigje ankthi dhe paniku që është shkaktuar nga eksperienca me te provuarit te hashashit dhe që ka vazhduar më tej.
Eksperienca fillestare që ke përjetuar është një reagim i zakonshëm për disa njerëz që provojnë hashashin për herë të pare dhe simptoma si rrahjet e shpejta të zemrës, ndjenja e të fikëtit, të vjellat dhe mendimet e këqija janë të lidhura me ankthin dhe panikun e pasoja që ke përjetuar më pas, ku ndjen ankth dhe ke kriza paniku, mund të jenë të lidhura me një gjendje ankthi që është zhvilluar nga ajo eksperiencë fillestare. Shpesh, trupi dhe mendja jonë mund të vazhdojnë të reagojnë edhe pasi ngjarja fillestare ka kaluar.
Medikamentet që po merr janë kryesisht për të menaxhuar ankthin dhe krizat e panikut dhe mund të ndihmojnë në reduktimin e simptomave dhe përmirësimin e cilësisë së jetës, por mendoj qe duhet ti konsultoni me disa mjeke specialist ne nje vizite te hollesishme mbi gjendjen tuaj.
Une kam nevoje te di me shume rreth jush. A keni konsumuar me hashash apo drogera te tjera pas eksperinces tuaj te pare? A ke ndonjë faktor tjetër stresues në jetën tënde? Si është rutina jote ditore dhe a ndihesh shpesh i mbingarkuar? A ke provuar ndonjëherë teknika relaksimi si meditimi, joga ose frymëmarrja e thellë? A ndjen se ke mbështetje nga miqtë apo familja?A ke biseduar me psikologen ne seanca terapeutike për shqetësimin tënd aktual dhe për mundësinë e ndërprerjes së ilaçeve?
Nderkohe, dua te ndaj disa keshilla duke nisur me; eshte shumë e rëndësishme që të mos ndërpresësh ilaçet pa u konsultuar më parë me mjekun dhe psikologun tënd. Ata mund të vlerësojnë gjendjen tënde aktuale dhe të vendosin një plan të sigurt për ndërprerjen graduale të ilaçeve nëse është e nevojshme.
Seancat terapeutike, si terapia kognitive-biheviorale (CBT), mund të jetë shumë efektive për menaxhimin e ankthit dhe krizave të panikut. Bisedo me psikologen tënde për të vazhduar ose për të intensifikuar terapinë.
Nderkohe, do ju sugjeroja te nisni te punoni me veten tuaj. Praktiko frymëmarrjen e thellë dhe të ngadaltë kur ndjen se po fillon një krizë paniku.
Provo relaksimin progresiv te muskujve: Kjo teknikë përfshin tensionimin dhe relaksimin e grupeve të ndryshme të muskujve për të ulur tensionin trupor (mund ti referoheni website-ve te)
Meditimi dhe Joga: Praktika të tilla mund të ndihmojnë në reduktimin e ankthit të përgjithshëm dhe të përmirësojnë gjendjen emocionale.
Shpenzo kohë me njerëz që të mbështesin dhe të kuptojnë. Të folurit për ndjenjat dhe shqetësimet e tua me miqtë dhe familjen mund të jetë shumë ndihmuese.
Sigurohu që të kesh një rutinë të shëndetshme ditore që përfshin ushqim të mirë, aktivitet fizik dhe gjumë të mjaftueshëm. Këto elemente, gjithashtu mund të ndihmojnë në stabilizimin e gjendjes emocionale.
Të kapercesh kete gjendje dhe të menaxhosh ankthin dhe krizat e panikut kërkon kohë dhe përkushtim. Është e rëndësishme që të vazhdosh të punosh me profesionistët e shëndetit mendor dhe të ndjekësh udhëzimet e tyre. Mos ngurro te ndjekesh edhe keshillat e mesiperme dhe të kërkosh ndihmë shtesë kur e ndjen te nevojshme.
Ju falenderoj shume dhe nese keni ndonje pyetje te metejshme ose deshiron te diskutosh me gjate, jam ketu per te ndihmuar!
Uarda
pershendetje Urada ndodhem ne burg per momentin edhe pres dhe pak dit vendimin e komisionit per te dal ishalla po me nxjerrin sa me shpejt puna a se kam drridhje trrupit mduket sikur zemra do me pushoj me ther krahu majt edhe le dhem koka me mpihet me sakt fundi shpines me dhemb gjithashtu ktu ilacet jan te keqia dhe smund ti perdore e kam me frik cfar lloje ilacesh mund te japin do ju kisha lutur per ndonje keshill edhe te bashk bisedoshim pak per kete gjendje sepse kam shum nevoj
Përshëndetje dhe faleminderit që me shkruajte sërish. Më vjen shumë keq të dëgjoj që po kalon një kohë të vështirë, e cila justifikon disi edhe përjetimet, mosbesimin dhe dyshimet që ke në lidhje me gjithçka po ndodh përreth.
Në kushtet në të cilat je, do ju ftoja të mendoni me kthjelltësi dhe të punoni me veten dhe do ju ftoja të ndiqni me kujdes disa këshilla dhe aktivitete që mund ti kryeni në burg.
Do këshilloja të praktikosh frymëmarrjen e thellë dhe relaksimin. Provo ushtrime të frymëmarrjes së thellë për të qetësuar sistemin nervor. Merr frymë ngadalë përmes hundës, mbaje për disa sekonda dhe pastaj nxirre ngadalë përmes gojës.
Meditimi gjithashtu mund të ndihmojë për të qetësuar mendjen dhe trupin. Mund të provosh të mbyllësh sytë dhe të imagjinosh një vend të qetë dhe të sigurt dhe të qëndrosh në të për disa minuta duke u shkëputur nga tensioni dhe stresi i akumuluar për sadopak.
Përpiqu të fokusohesh në mendime pozitive dhe të shmangësh mendimet negative. Kur të kaplon një mendim negativ, mundohu ta zëvendësosh me një mendim pozitiv duke nxitur veten ta bësh këtë gjë.
Nëse ke mundësi, flit me dikë për atë që po përjeton.
Nëse do të krijohej mundësia për aktivitet fizik, edhe sikur të jetë një shëtitje e shkurtër, kjo mund të ndihmojë shumë në qetësimin e trupit dhe të mendjes dhe pini sa më shumë ujë për të mbajtur trupin të hidratuar, pasi dehidrimi mund të përkeqësojë simptomat fizike.
Përsa i përket ilaçeve, është e rëndësishme të flasësh me një mjek për shqetësimet që ke. Ata mund të japin zgjidhje të përshtatshme që nuk të shkaktojnë frikë apo efekte anësore të padëshiruara.
Gjithashtu, nëse e ndjen të nevojshme një ndihmë më të specializuar, mund të kërkosh të flasësh me një psikolog ose psikiatër që mund të jetë i disponueshëm në institucionin ku ndodhesh.
Uroj shumë ta kalosh sa me shpejt këtë situatë dhe t’ja dilni mbanë dhe mos harroni se ne jemi këtu për të biseduar dhe për të të ndihmuar.
Ju falenderoj,
Uarda