Klejdi 08.02.2021
Pershendetje te gjitheve!
Jam Klejdi nje djale 24 vjeçar kam 2 jave qe po kaloj nje gjendje ankthi. Para 1 muaj me ndodh qe me mpihej krahu i majt dhe kisha dhimbje qafe, deri ktu ok. Vajta te fizioterapisti me than qe te duhet trajtim pasi qafa e ka humbur harkimin e saj dhe disa vertebra kan kalcifikime qe ngacmojne nervat. Ok fillova dhe ne mbarim te terapis nje nate ndihesha si gjendje gribale me rrjedhje hundesh, rrash per te fjetur por naten me kap nj gjendje atak paniku sikur smbushesha dot me frym, 5 min dhe kaloj. 1 jave me pas me ndodh perseri me e renduar dhe qe nga ajo dite cdo dite e vuaj kete problemin me frymemarjen. Me duket sikur smbushem dot me frym mezi kapercehem aty me kap nj gjendje sikur do me bjeri te fiket ( por asnjehere ska ndodhur) dhe ne stomak ndjej dicka sdi se si ta quaj. Tani naten nuk me ndodh me kur jam ne gjume fle shume rehat dhe nuk dua te zgjohem sepse e di qe do filloj mankthi i dites sa te hap syt. E gjitha mendoj eshte se nuk jemi mar me aktivitet sportiv, pune. Vetem me telefon gjithe diten duke mos ber asgje. Une kam filluar bej ecje cdo dit e cila me ben te harroj gjith ankthin , mundohem te ushqehem mire dhe ushqimin e gatuaj vet ne menyre qe te jem sa me shume i angazhuar me dicka. Do filloj dhe palestren. Eshte vertet dicka shume e bezdisshme ne jeten e perditshme duket sikur nuk do mbaroj kurre. Por duhet te behemi te fort per veten tone dhe per te gjithe ata qe duam dhe na duan. Jemi teper te rinj dhe kemi nje jet te gjat dhe shume te bukur plot ngjyra perpara. Jini optimist ndryshoni stilin e jeteses tuaj. Nderkohe qe iu them keto fjale ju, i degjoj edhe vet shpresoj tju jap kurajo ju dhe vetes time. Ps : Mendoj se do ishte nje dicka e suksesshme e mire per ne te hapnim nje grup ku mund te flisnim per problemet tona si dhe se si po e kalojm diten. E kalofshi sa me lehte te gjithe dhe duajeni veten tuaj ne fund te fundit cdo gje kalon me besim dhe vullnet. ❤️❤️
Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.
Pershendetje Klejdi,
Te falenderojme qe ke ndare ketu me ne eksperiencen tende dhe gjerat qe po ben per te ndihmuar veten. Urojme qe hapat qe po ndermerr si ecja, palestra, ushqyerja e mire te kene sa me shume efekt dhe te shkoje mbare cdo gje.
Gjithe te mirat,
Stafi i Nuk je vetem
Shko bej te gjitha analizat ka mundsi me qen qarkullimi jo i mir i gjakut