Ana 29.06.2021
Përshendetje une jam nje vajze 20 vjeçare dhe përjetoj shume shpesh atake paniku dhe me pas me mpihet nje pjese e trupi,kryesisht ana e djathte. Kam vazhdimisht dhimbje koke. A mendoni se mpirja e trupi vjet prej stresit qe kaloj. Cfare zgjidhje mujd te me jepni per problemin?
Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.
Pershendetje e dashur,
Me vjen mire qe ke gjetur nje hapesire per te kerkuar ndihme.
Une shpresoj shume qe ti te kesh gjetur forma te ndryshme per shkarkimin e stresit dhe perballimin e shendetshem te ankthit (te cilat ndihmojne deri ne njefare pike).
Ankthi eshte nje gjendje e brendshme emocionale dhe fizike te cilen te gjithe e perjetojme. Eshte nje sinjal qe na tregon se duhet te mbrohemi dhe qe ba ve ne levizje. Mirepo ka raste kur behet i forte dhe mund te shpjere ne atake paniku – ankthi arrin kulmin – dhe ne keto raste duhet kerkuar ndihme profesionale.
Te sugjeroj qe, sa me pare, te flasesh me nje psikolog dhe te besh nje konsulte ku do vendosni se bashku per te filluar nje trajtim per ankthin.
Uroj qe ta marresh ndihmen dhe ta trajtosh problemin sa me heret, ne menyre qe te gjesh nje ekuiliber te brendshem dhe te ndihesh sa me mire me veten.
Te pershendes,
Lediona Braho
Psikologe