25.06.2018
Prsh un jam nje djal 23 vj un kam nje problem me ankthin opsesiv NE mendje me fiksohen gjera Te errta qe nuk kam lidhje me realitetin SI tja bej qe ti heq kto fiksime se nuk po perqendrohem NE NE punet e perditshme ju lutem me thoni a ka Te tjere SI un SI tja bej me kto opsesione
Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.
Përshëndetje dhe faleminderit për pyetjen.
Nga informacioni që ke ndarëç me ne duket që përjeton vuajtje për shkak të mendimeve të errëta që ti I quan fiksime. Kuptoj që këto mendime fikse të shqetësojnë vazhdimisht dhe të ndërhyjnë në aktivitetet e tua të përditëshme.
Duke ju referuar informacionit që tin a ke dhënë, ci cili është pak I shkurtër, po të drejtoj dis pyetje që mund ta qartësojnë pak pamjen:
Së pari prej sa kohësh kanë këto mendime që janë bërë shqetësuese për ty?
Së dyti a mban mend të ketë pasur ndonjë situate shqetësuese që ka bërë që këto të fillojnë apo të bëhen shqettësuese?
Së treti, kur thua se të shqetësojnë dhe nuk të lenë të përqëndrohesh, sa shpesh ndodh kjo gjë? A lidhet me situate apo vende të caktuara?
A ka dicka që e lehtëson situatën, psh qëndrimi vetëm apo I shoqëruar?
Kur flasim për mendime obsessive apo fikse, përgjigjithsisht hyjmë në terrenin e crregulllimit obsesiv-kompulsiv. Ky crregullim ka si karakteristikë mendimet fikse që na shqetësojnë dhe që mund të mos lidhen merealitetin apo mund të jenë egzagjerim I tij. Këto mendime mund të pasohen apo jo me veprime (kompulsione) që për momentin duket sikur na lehtësojnë, por që thjesht mbajnë këtë skemë të pa-lllogjikshme dhe të pa-shëndetëshme funksionimi në punë.
Sa i takon pyetjes tuaj “si tja bëjqë ti heq”, përgjigja është që mendimet nuk hiqen, por ka strategji përballje dhe menaxhimi të shëndetëshme që i bën të gradualisht më pak shqetësuese dhe mëpak ndikuese në jetën tone. Metoda kryesore që përdoret është psikoterapia (CBT), përmes të cilës mund të mësosh në mënyrë sistematike përballimin e shëndetshëm të këtyre shqetësimeve.
Sa i takon pyetjes tuaj, nëse ka apo jo njerëz të tjerë me këto shqetësime, mund tju them se ka shumë njerëz që vuajnë si ju. E rendësishme është të kërkoni ndihmë të specializuar (psikoterapist) me qëllim përballjen e shëndetëshme dhe rikthimmin në shijimin e aktiviteteve të përditëshme.
Shpresoj tju kem ndihmuar sadopak me këtë përgjigje.
Ermali