Këshilla/Blog

maksi 27.08.2021

Pershendetje une vuaj prej shume vitesh nga ankthi trajtohem me Psikoterapi edhe isha shume mire prej shume kohesh, dje me ndodhi dicka e pa pritur, po sa e perfundova nje kafe filloj marramendja ligesi dhe te dridha trupi, shtrengime ne zemer , rritje tensioni dhe pulsi! isha ne kardiologji dhe zemra me doli mirr une i kuptoja ataket e panikut me te lehta por ky ishte shume i fuqishem me te vertete mendova se mora fund, zgjati rreth 30 , 40 minuta! A jam duke pesuar ndoje krize tjeter apo vetem atak paniku . Ju perqafoj

  1. MSc. Lediona Braho - Psikologe klinike says:

    Përshëndetje,

    Më vjen mirë që po trajtohesh me psikoterapi për ankthin dhe që ke arritur rezultate.

    Siç mund të kesh kuptuar nga Psikoterapia, trajtimi është një proces dhe kërkon kohën e vet. Natyrisht, për të kuptuar më mirë reagimin që ti përjetove së fundmi, do më duhej të pyesja sa kohë ke në terapi dhe nëse ka ndodhur diçka specifike kohët e fundit, që mund të të ketë aktivizuar emocionalisht. Ndonjëherë aktivizimi mund të jetë një përgjigje ndaj një situate të çastit që mund ta ketë nxitur ankthin/ krizën (edhe kafja si stimulant p.sh mund të ketë efekt në këtë proces). E rëndësishme është të punosh për këtë episod në terapi dhe të praktikosh mënyra përballimi, në mënyrë që të jesh e përgatitur nëse ndodh herë tjetër.

    Ankthi është një gjendje alarmi të cilën truri e “ka mësuar” apo e ka “regjistruar” në një periudhë të caktuar në jetën tënde dhe me ndihmën e terapisë, do ta “ulësh” këtë alarm. Kjo gjendje është aktivizuar për të të mbrojtur atëherë, gjë që po përpiqet ta bëjë edhe tani, edhe pse “rreziku” mund të mos jetë më prezent.

    Përveç procesit terapeutik, të sugjeroj të gjesh mënyra për ta menaxhuar ankthin në jetën e përditshme: teknika relaksimi, meditim, lutje/joga dhe ushtrime fizike. Në varësi të asaj që funksionon më mirë për ty, ndihu e lirë dhe fillo të praktikosh të paktën 15-20 minuta në ditë njërën prej tyre. Këto metoda kanë efekte pozitive në sistemin nervor dhe ndihmojnë në arritjen e gjendjeve të qetësisë, për të cilat ke nevojë.

    Uroj të gjesh format dhe mënyrat e tua të përballimit dhe të mbështes në këtë proces.

    Të përshëndes,

    Lediona Braho
    Psikologe

  2. maksi says:

    Faleminderit shume nga zemra

  3. Alesia says:

    Cfar simptomash ke ? Dhe une vuaj nga ankthi, kam therje dhe shpim ne anen e majte thuajse perdite, kam rrahje te shpejta, te forta. Kam mendime negative dhe frike per semundjet e vdekjen.

  4. Johana says:

    Perdhendetje.Jam nje vajze 18 vjecare .Ath kam kaluar vitet e gjimnazit me nje stres te mund te themi .Kam patur dhimbje koke dhe kur kisha frike per dicka me dridheshin kembet.Nga frika kam ber shpesh edhe analizat .Tani ka disa dite qe me duket sikur nuk mbushem dot me fryme ….kjo deri para pak me me ndodhte rralle apo kur frikesosha ndersa ka 2 dite qe me perseritet.Me duket sikur kam rrahje te shpejta zemre dhe me ndjesine e sembimit ne kraharor dhe ndjesine e thersjes ne kurriz dhe sikur mepriten kembet .Me ndoshin edhe kur rri .E theksoj kto sitoma kane veten dite.1 jave .Por nuk e di nga cfare e kam dhe jam pak e frikesuar pasi mesa lexoj ne internet informacione me dalin semundje nga me te ndryshmet .Ju lutem me ktheni pergjigje ?

    1. Nuk Je Vetem says:

      Pershendetje dhe faleminderit qe na keni shkruar. Per te marre nje pergjigje nga nje prej eksperteve tane ju ftojme ta ndani shqetesimin tuaj me ne duke krijuar nje pyetje te re dhe jo si koment pasi vetem ashtu mund te merrni pergjigje prej eksperteve te faqes.

      Gjithe te mirat,
      Stafi i nukjevetem

  5. Anonymous says:

    Pershendetje ne radh ..Jam nje djal 25 vjec para nje muaji nuk u ndjeva mir gjate nates dhe shkova menjiher n spital me filluan siptoma te tipit marrje mendesh..te vjella..marrje fryme..trazir ne stomak…keputje trupi…dhimbje muskujsh..dhimbje nofulle .rrahje te shpejta zemre…me duket sikur nuk do zgjohem te nesrmen…analizat e gjakut me dolen mir nuk kisha ndonje problem…a mund te jen shenja te ankthit keto…Ju lutem mund te me ndihmosh sepse marrja e frymes po me mer shpirtin….marrjen e frymes ma jep gjate gjith dites

    1. Nuk Je Vetem says:

      Pershendetje dhe faleminderit qe na keni shkruar. Per te marre nje pergjigje nga nje prej eksperteve tane ju ftojme ta ndani shqetesimin tuaj me ne duke krijuar nje pyetje te re dhe jo si koment pasi vetem ashtu mund te merrni pergjigje prej eksperteve te faqes.

      Gjithe te mirat,
      Stafi i nukjevetem

Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.

NJV