Këshilla/Blog

26.06.2019

Pershendetje! Vuaj me atak paniku prej 14 vitesh,,Si fillim e kam patur ankth ndersa vitet e fundit më eshte kthyer ne atak paniku sepsr nuk e kam trajtuar. Prej 4 vitesh jam ndjekur me psikologe por une jam po aty tek ajo gjendje ,,,mbase ngerçi i panikut nuk eshte zberthyer.
Doja te dija mos kam nevojë.edhe për ilaçe dhe paralelishte me psikologe??
Te lutem me “fut” ne rrugen e trajtimit për veten.. Sdi nga tja nis..Dua ta ndihmojë shumë vetem sepse une nuk dal dot vetem jam izoluar.
Duke ju uruar gjithe te mirat pres pergjigjen tuaj!
Ida Durres

  1. MSc. Enkel Bulica says:

    Përshëndetje Ida dhe të falenderojmë që na je drejtuar. Ti gjendesh përballë ankthit që prej 14 vitesh i cili me kalimin e kohës është shndërruar në ‘atak paniku’. Edhe pse merr mbështetje psikologjike prej 4 vitesh, gjendja nuk është përmirësuar dhe ndihesh se po izolohesh.

    A ndjen se mund të flasësh me psikologen tënd për këto gjëra? Nëse marrëdhënia terapeutike që zgjat prej 4 vitesh është një marrëdhënie e fortë, e qëndrueshme dhe e strukturuar (për shembull me takime të përjavshme), ku mbizotëron besimi dhe përpjekja e përbashkët për t’ia dalë mbanë, do të të rekomandoja që këto çështje t’i adresosh me psikologen tënde, e cila për shkak të njohjes së dinamikave të rastit tënd, mund të të japë përgjigje të individualizuara pikëpyetjeve të tua.

    Duke marrë parasysh se çdo rast është i veçantë, një përgjigje e përgjithshme që do të mund të të jepja do të kishte më pak vlerë se një përgjigje nga dikush me të cilën ke një marrëdhënie terapeutike dhe që e njeh ecurinë e gjendjes tënde për një periudhë kaq të gjatë kohore.

    Për çdo pyetje të mëtejshme je e mirëpritur të më shkruash sërish.

    Gjithë të mirat
    Enkeli

Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.

NJV