Këshilla/Blog

Erisa.10 05.11.2023

Pershendetje,
Para 1 jave vura re qe bajamet me ishin “infektuar” me nje veshje t bardhe. Ana e djathte me shum se sa e majta. Ndersa tani ana e djathte eshte pastruar dhe ka ngelur vetem ana e majte e bajameve e veshur me disa veshje t bardha. Nuk kam asnje shqetesim tjeter. Ne syrin tim mund te them ndoshta qe edhe jan zmadhuar pak por temperatur , ethe… etj nuk kam.
Shpesh me dalin gure nga bajamet por mjekja me ka then qe nuk jan dicka shqetesuese. Doja te dija keshillen tuaj lidhur me situaten 🙂

  1. Dardan Kocinaj says:

    Pershendetje dhe falmeinderit qe na keni shkruar.
    Fillimisht problemet me bajame (tonizilla) duhet sqaruar mire nga aspekti mjekesor. Ato mund te jene vater e infeksioneve dhe pezmatimi i tyre te rishfaqet. Ekzistojne nje varg analizash te cilat ne menyre te drejtperdrejte ose te terthorte e sqarojne ceshtjen ne fjale. Ju duhet te lajmeroheni te Mjeku juaj Familjar i cili do te ju ekzaminoj dhe do te vendose per analizat e elzaminimet plotesuese dhe trajtimin adekuat. Mjeku specialist qe mirret me kete problematike eshte Otorinolaringologu.

    Gjithe te mirat,
    Dardani

Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.

NJV