Këshilla/Blog

12.02.2016

Pershendetje,
Po ju shkruaj per nje problem qe me shqeteson shume. Bashkeshortit tim i pelqen shume te pije. Ai pi dhe duhan dhe thote qe pija i shijon shume me te. Nuk di te thote ” Jo” kur i ofrojne nje pije e nje tjeter e nje tjeter e nje tjeter… I jam lutur te mos pije me. Me jep fjalen qe sdo pije me, kalon ca dite pa pire fare ose duke pire pak, e i rikthehet prape. Sa here qe eshte i merzitur, ose sa here qe ne pune nuk ka me cfare te merret dhe do te shtyje kohen, direkt e gjen rrugedaljen te pija. Edhe kur takohet me shoket ben te njejten gje. Dihet qe duhani dhe pija jane faktore shume te demshem per shendetin, prandaj dua ti gjej nje zgjidhje sidomos pijes. Jo me larg se dje, kishte pire disa gota raki dhe kur erdhi ne shtepi une i ndjeva eren. Me tha kishte pire pak, jo shume, sepse nuk kishte patur fare pune e skishte si te shtynte kohen… I thashe qe duhet te mendoje seriozisht te mis pije me, sepse pija shkaterron shendetin e tij, me shkaterron mua dhe shkaterron familjen tone. Me degjoi, e kuptoi dhe me tha ta falja se do mundohej te mos ta perseriste me. Nuk di cte them e cte bej me. Kam frike shume se mos nuk e mban dot fjalen, se mos pi perseri… Ju lutem shume me ndihmoni, pasi jam shume ne hall. Nese i them te shkoje te alkolistet anonime do me thote qe nuk eshte i alkolizuar dhe nuk pi aq shume sa e bej une problematike… Por une kam frike se keshtu thone te gjithe ne fillim, kam frike mos eshte fillimi i alkolizimit…. Ju lutem ju lutem me gjithe zemer me ndihmoni

  1. Mendimtari says:

    Tregoji shembuj sesi pija dëmton rëndë shëndetin.Besoj se do ndërgjegjësohet!

  2. Almadina Guma says:

    Pershendetje e dashur,

    Nuk je vetem! E kuptoj dhe e ndjej shqetesimin tuaj. Gjithashtu supozoj se problemi i pijes eshte ne thelb shqetesues edhe per bashkeshortin tuaj, e lidhur me nevojen per “ta lene rehat” ne ate qe po ben sepse eshte nje forme per tju shmangur merzise, apatise, problematikave te jetes apo gjerave qe e shqetesojne e qe me siguri ju I dini me mire se sa une.

    Sigurisht qe ketu mungojne te dhena se sa kohe ka qe pi, e se sa kjo mund te identifikohet me nje varesi ndaj pijes, por ju e identifikoni si nje problem te mundshem e te vazhdueshem qe ka afektuar jeten tuaj familjare.

    Nga ana tjeter, besoj se duke qene nje problem kaq prezent, lehtesisht mund te krijohet edhe nje komunikim midis jush i orientuar ndaj zemerimit, fajesise, nevojes per ta kontrolluar, frikes se pergjithshme qe edhe ti ke. Gjithe keto kultivojne ndjesi e ndjenja jo te mira midis jush e nuk ndihmojne e mbi te gjitha nuk ndihmojne bashkeshortin tuaj, por thjesht mund te krijojne me shume shmangie. Ajo qe me duket pozitive midis jush, eshte qe bashkeshorti juaj shfaqet deri diku i ndergjegjshem ndaj problemit, ashtu sic ju permendni gjithashtu..

    Besoj se forma me e mire eshte nje komunikim I hapur dhe I qete, por JO komunikimi I drejtuar nga frika, nga ndjenja e fajesise, ndaj faktit qe ai eshte I pazoti per ti dhene drejtim ketij problemi te perbashket qe ju keni, nga bisedat e meparshme. Eshte per te folur hapur, edhe per menyren se si ju ndiheni emocionalisht, pa ju drejtuar me “ti” por duke folur “une”.
    Nuk eshte problemi te flitet mes jush per “pasojat” por per “shkaqet”. Mendon qe ai nuk I di pasojat ne shendet e rrezikun qe ekziston?! Flisni per ate qe e shqeteson, fol me shokun e mikun tend me te mire, bashkeshortin tend, per ju te dy, me mendje te hapur dhe mbi te gjitha per nje zgjidhje te perbashket, nje zgjidhje te orientuar nga vendimet e perkushtimin e te dyve.
    Po te sjell ne vemendje, dicka qe me tha nje person qe pinte e qe kritikohej vazhdimisht nga e fejuara e vete per kete. Ai tha “kur pija, ajo qe prisja nga e fejuara ime nuk ishte te degjoja kritikat, pasojat e shqetesimin, por do me ndihmonte me shume po te me thoshte, hajde te pime bashke”
    Kjo per te thene ne nje forme menyre simbolike qe duhet te ULENI bashke.
    Ne fakt deshiroj te ta kthej pergjigjen time ne disa pyetje reflektuese per ty: Nga se kerkon bashkeshorti juaj te shmanget? Ku fle problemi real? Cfare I mungon aktualisht (emocionalisht)? Cfare interesash te tjere ka ne jete qe i sjellin kenaqesine dhe qe mund ta orientojne drejt tyre? Cfare angazhimesh te perbashketa mund te ndermerrni? Cfare zgjidhjesh te perbashketa ju mund te sillni?
    E ne fund, gjithe zgjidhjet qe nuk mund ti japim dot se brendshmi, do ishte shume mire ti kerkonim se jashtmi dhe nje nder zgjidhjet eshte gjithashtu ndihma e jashtme sic edhe ju permendni.E di qe me siguri ke folur e ke thene shume gjera por ne gjykimin tim fakti qe ju ndiheni ne siklet per te folur edhe per nje zgjidhje te jashtme, eshte tregues I faktit qe ende nuk jeni te dy ne te njejten linje per tu perballur e “ulur” me problemin.
    Problemi perballet hapur, ndersa zgjidhjet duhet te jene te perbashketa e me besim, pavaresisht sfidave!
    Qendrojme ne kontakt,
    Gjithe te mirat!

  3. Anonymous says:

    Shume faleminderit nga zemra. Sepse nuk e keni idene sa nevoje kisha per keshille profesionale. Do mundohem te ve ne zbatim gjithcka thate. Do tju kontaktoj ne vijim nese vazhdon problemi

  4. Anonymous says:

    Doktoresh dua nje ilac kunder pijes

    1. Fondacioni Together Albania says:

      Pershendetje,
      Ju falendrojme qe keni ndare me ne shqetesimin tuaj. Ju lutemi per te marr pergjigjen e nje eskperti te shkruani ne rubriken “Pyetje e Re”.

      Ju faleminderit,
      Stafi i Nuk Je Vetem

Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.

NJV