Këshilla/Blog

10.03.2017

Pershendetje,
Ju kam ndjekur prej kohesh por nuk kam tentuar t’ju shkruaj asnjehere.
Sot po marre guximin te ndaj me ju disa problematika qe nuk po arrij te gjej nje zgjidhje stabel.
Prej kohesh merrem me baste,lloto dhe nuk mundem te ndahem prej tyre edhe pse jam i vetedijeshem per te keqijat qe sjell. Kam tentuar disa here te behem serioz e te gjej nje vajze per tu lidhur e per te me “shpetuar” nga ky ves por pa sukses. Kam disa shoke qe me keshillojne e perpiqen te me ndihmojne duke e njohur dhe personalitetin tim por pa sukses. Me thon te gjej nje vajze, ti perkushtohem familjes, te mos qahem prej punes qe shpesh here e marre me shume pertese sepse leket e rroges i le per 1 jave ne baste. Me thone te ndaloj se ndenjuri deri vone, te fle rregullisht, te mos abuzoj me te dalurat neper pub-e e diskoteka pothuajse cdo 3-4 dite me aq lek sa me gjenden ne xhep por perseri pa sukses. Cfare duhet te bej? Mos duhet te bej ndoshta nje takim me ju? A ka shpetim per mua, nuk arrij te kuptoj nese jam futur ne depresjon, jam i stresuar (nderkohe qe vete ndjej qe skam asnje problem), apo thjeshte me eshte bere prej vitesh si menyre jetese dhe nuk e ndryshoj dot? Theksoj qe nuk kam “probleme” me njerezit, jam tip i qete, me pelqen sporti, femrat, dhe sigurisht bastet.
Ne pritje me padurim te nje pergjigje nga ana juaj.
Me respekt,
Anonim

  1. eleni says:

    pershendetje,kur lexove kete pyetje mu kujtua nje histori e nje te afermit tim…ai gjendej ne keto kushte si ju,e njejta gjendje psikologjike,te njejtat rrethana..te gjithe miqte te njohurit mundonin ta largonin nga kjo rruge por qe e pamundur.i vetmi dallim midis asaj qe lexova me larte dhe te afermit tim qe se ti e kupton qe je futur ne nje rruge e cila te con ne pasoja negative,e kunderta me personin tjeter ai as nuk e kuptonte as nuk mundi ta paramendonte te ardhmen qe e priste…bastet llotot jan shkaterim per cdokend..mundohu te shohesh gjera me pozitive ne jeten tende..mundohu te krijosh plane dhe te luftosh per to,krijo endra dhe qendro per to…perkushtoju njerzve qe te duan perkushtoju familjes tende,mos i lendo cili prind ne kete bote do te ndihej krenar per femijen e vet pasi te kuptonte se pas nje mal me sakrifica perfundimi eshte harxhim lekesh ne lloto..fokusohu punes..cdo dite te jetes tende mendo se si mune te permisohesh psh krijimi i te ardhurave ,synime te ndryshme qe mund te kesh..krijo nje lidhje tregoi per problemin qe ti ke,tregoi se brenda teje e njeh dhe e di qe po ben gabim kerkoji te te ndihmoj,dhuro dashuri dhe kujdeso per njerzit qe te duan ne kete bote..ne funde te cdo dite jan ata qe merakosen per cdokend nga ne,na duan me te mirat dhe te keqijat qe munde te kemi….i afermi im sot eshte penduar per kohen e harxhuar,per leket e pa kursyera,eshte penduar per “deshirat adoleshente”qe kishte por pervec kesaj po vuan pasoja te renda dhe gjeja qe i dhemb me shume eshte se smund ta kthej kohen pas…ki frik nga “AH sikur ta ktheja kohen pas”eshte shkateruese….meri frenat e jetes tende ne dore dhe drejtoje ate drejt nje rruge te denjte..beji njerzit qe te duan te ndihen krenar per ty..mos hum kohe me vesa shkateruese ndoshta vjen nje dite qe sdo kesh mundesi te kthehesh pas…..hemm se di shpresoj te te kem ndryshuar sadopak edhe 1 perqind mendimet ….e kam perjetuar dhe par vet kete situat….ki frik nga e ardhmja! te uroj gjiith te mirat ,dhe hiq dore nje her e pergjithmon sa je ne kohe ,,bye bye

  2. Dr. Skerdi Zahaj says:

    Përshëndetje,
    Së pari, më vjen mirë që ke gjetur forcën të shkruash.
    Çështjet kryesore që ti raporton se të shqetësojnë janë sjelljet e tua me lojrat e fatit, vendosja e basteve sportive dhe vendosja e basteve të tjera. Shokët të kanë këshilluar që të gjesh një vajzë në mënyrë që të ndryshosh. Po ashtu, ty të ka shkuar në mendje që lidhja me një vajzë do të ndryshojë përsa i përket sjelljes me lojrat e fatit. Këshilla ime do të ishte që së pari të përpiqesh të ndryshosh për veten dhe më pas të lidhesh kur ti të ndjehesh gati me një vajzë që e pëlqen. Pra, ndryshimi duhet të vijë nga ti dhe për ty. Nga ana tjetër unë të sugjeroj që të lidhesh me një vajzë sepse e pëlqen dhe sepse ke ndjenja për të por jo që ajo të të ndryshojë sjelljen tënde dhe të jetë shpresa jote për ndryshim. Ajo duhet të jetë e dashura jote dhe jo “shpëtimtarja” jote.
    Përsa i përket lojrave të fatit do të ishte mirë që analizoje se si kanë nisur? Cilët janë nxitësit? Çfarë të shtyn që të fillosh të luash? Çfarë mendimesh ke përpara se të luash? Çfarë mendimesh ke kur luan? Çfarë mendimesh ke mbasi mbaron loja? Si ndikon mënyra e të menduarit në ruajtjen e sjelljes ndaj lojrave të fatit.
    Nga ana tjetër duket që ty të pëlqen jeta e natës dhe i harxhon lekët e rrogës shumë shpejtë dhe nuk ke aftësi menaxhuese dhe vetë kontrolluese. Të gjitha këto lidhen edhe me një pjesë të vetes tënde që është impulsive. Mund të analizosh pak më shumë se kur aktivizohet kjo pjesë?
    Rekomandimi im është që të takosh një psikoterapist që të nisësh punën me të dhe më pas mund të takosh edhe mjek psikiatër që të të ndihmojnë së bashku. Sigurisht që ka mundësi për përmirësim.
    Te uroj gjithe te mirat,
    Skerdi Zahaj, Psikolog klinik

Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.

NJV