Bertina 29.09.2019
Pershendetje
Une Jam Bertina ka ca dite te jam ndare me te dashurin vetem se nuk ia hapa celin dhe pse une i thashe te flisja me te por kur ai i ra une u ngushtova dhe ia nisa ne qaj e sdoja qe te me shikonte ashtu dhe e shikoj pas 15 qe me kishte be bllok pas 2 ditesh i shkruajta dhe me tha mos
me shqeteso me.
Per mua ishte mashkulli i pare ne jeten time qe kisha kontakt intim.
Tani nuk edi si ta kaloj me duket sikur po bie ne depresion madje shpesh po mendoj ti jap fund jetes sps nuk po e
kaloj dot kete dhimbje qe ndiej ne shpirt.
Jam perpjek me fol me te por ai sdo te ia dije .
Thjesht dua te di si ta kaloj se spo mundem dot dhe nuk besoj qe ma kalon gje tjt veq se te mos jem ne kete jete????
Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.
Per asgje dhe per askend ne bote nuk ja vlen te “veteflijohesh”. Pavaresisht zhgennimit qe mund te marresh nga personat, jeta eshte shume e bukur. Situata e tilla duhet ti marresh si sfide me veten, ti do ja dalesh. Nuk je as e para dhe as e fundit qe te ndodh kjo gje. Ne kete forme arrin te kuptosh dhe personin qe ke patur ne krahe, pa dashur ta paragjykoj. Gjithesesi duhet ti japesh kurajo vetes, jeta eshte e gjate, ka veshtiresit e saj, por prap eshte e bukur. Duaje veten tende me shume se gjithcka. Pac fat dhe kurajo, kjo eshte nje pike e vogel dhimbje ne oqeanin e bukur te Jetes.
Per asgje dhe per askend nuk ja vlen te veteflijohesh. Nuk je as e para as e funsit qe i ndodh kjo gje. Duaje veten, jetoje cdo dite me te mirat dhe te keqijat e saj. Mos e fajeso veten per kete gje, cdo gje ndodh per nje arsye. Kete ndodhi merre si nje mesim per te vazhduar jeten aty ku e ke lene, pa kthyer koken pas dhe per ta jetuar cdo dite e me shume. Duaje veten me shume se kedo ne kete bote. Pac fat
Mos u shqeteso se te gjith e kemi pas nje gje te till por me kalin e kohes do koptosh se ka qen vetm humbje koh te mendosh e te derdh lot per uroj te jesh mir
Me beso eshte thjesht ceshtje kohe sa te kuptosh se ajo cka ke kaluar ka qene thiesht humbje kohe ,se personat qe me verte vlejne dhe te duan gjejne 1000 arsye per te ndejur prane jush e jo vec nje justifikim per tu laarguar,mbas disa kohesh do falenderosh zotin qe e ka hequr ate person nga rruga jote me beso.
Persee duhet te besh ate veprim ti, jeten ta dhuruan prinderit e tu.,jo nje person kalimtar ne jeten tende. fol me familjen tende si cdo prind Jane te gatshem te gjenden pran kur do here nese ke moter apo vella ndaje shqetsimim tend edhe do te kaloj shuuume shpejt. Askujt sdo I shkaktosh dhimbje me te madhe vec families, ai do shohi me mijraa femra te tjera edhe ti do shohesh princin tend nje dite ta uroj me shpirt, dil argetohu Mos e mbaj mendje atje do ta shohesh sa shpejt do kaloj, po ndahen me 3 edhe 4 kalamaj edhe jeta prap ka vazhduar. me shume te forte te bejen vuajtje qe te dish ti perballosh dallget e jetes Mos te zhysin Brenda ne det. Jane fjalet e nje nene sepse kam vete vajze uroj te dalesh sa me shpejt nga ajo situate dhe te zotrosh sa me shpejt jeten ne doren tende
E dashur jeto jetem te gjith femrave u ka ndodhur kjo gje
Dikush tjeter ne kte bot te madhe te don po ska ardhur momenti me beso. Ndodh kur nuk e beson. Te dua shum sepse te njejten gje kam kaluar dhe un por ama prita dhe dashuria mu ofrua nga nje person tjeter kur un isha shum e ftoht. ????
Pershendetje Bertina,
E di qe je lenduar dhe e kuptoj qe nuk eshte e drejte kjo qe te ka ndodhur.
Perpiqu t’i japesh pak kohe vetes dhe te kuptosh pse ndodhi pikerisht tani.
Tregohu e kuptueshme ndaj vetes dhe mendo qe nuk ishte faji yt.
Si jeni njohur dhe si ka qene marredhenia juaj? Çfare mendon se e ka çuar te dashurin ne nje reagim te tille? A ka reaguar keshtu edhe here te tjera? Si i keni perballuar çastet e veshtira? A ka pasur debate me pare?
Merr kohen tende per te reflektuar pak per keto.
E di qe eshte teper e veshtire te perballesh me ndarje, pasi ajo evokon ndjenja humbjeje dhe trishtimi. Mesa kuptoj brenda pak minutash, ke perjetuar nje humbje te madhe, te lidhjes dhe te besimit. Besoj tronditja ka qene e madhe, por jepi pak kohe vetes tani dhe kerko mbeshtetje nga miqte dhe te afermit.
Nese ndjen se ke nevoje per me shume mbeshtetje per t’i perballuar shqetesimet, na ke ketu, ne faqe dhe ne chat.
Perzemersisht,
Lediona