30.06.2019
Kam 13 dite qe kam te vjella te shpeshta. Pas cdo ushqimi , sa her ha ose pi dicka. Gjate gjith kohes kam ndjesine e te vjellit . Kam bere vizita tek mjeket specialiste dhe thone se nuk kam asgje. I dal e paster nga ana mjekesore dhe sugjerojne se une mund te jem bulimike , pra e kam psikologjike . Informacioni qe un kam per bulimine thote se duhet ta provokosh nxjerren e ushqimit dhe un se bej nje gje te tille. Jam shum e lodhur , nuk kam fuqi , jam jo e qete dhe skam oreks se kam frike mos e nxjerr. Me ndihmoni dot me nje psikolog te informuar rreth kesaj fushe dhe pa pagese ju lutem, sepse per arsye financiare nuk e perballoj dot? A ka grupe ne tirane qe te orientojn te rinjte me probleme?
Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.
E dashur Emma,
Te falenderoj qe na shkruan per situatën tende. Do te ndihmonte te dija si ka nisur? Ka ndodhur ndonje ndryshim ne jetën tende ose je me e stresuar se zakonisht? Si eshte marrëdhënia jote me ushqimin? Eshte e veshtire te thuhet nese eshte bulimi apo crregullim ushqimi, por eshte e rendesishme nese ty te ben kuptim qe ka dicka ne raportin tend me ushqimin qe ka ndryshuar. Nganjehere tek te vjellat ose te ushyerit shfaqen shqetesime emocionale, streset, ankthet e probleme te tjera. Te ben kuptim qe mund te jete dicka e tille?
Ne pritje te pergjigjes tende, uroj te ndihesh me mire.