Këshilla/Blog

Lea 11.08.2023

Pershendetje kur kam qen gjimnaz sisha e bukur me tallnin m thoshin gjera tipit si esht sa e shemtuar problemi esht se e pas disa viteve kur dal me esht fiksuar sikur flasin per mua t gjith gje qe nuk ndodh realisht kjo gj m streson shum ne gjithcka nuk perqendrohem dot asgj

  1. Uarda Beçerri says:

    Përshëndetje Lea dhe faleminderit që je drejtuar faqes tonë për të ndarë shqetësimin tënd.
    Mendimi që të tjerët kanë për ne, pa kuptuar, zë një pjesë të rëndësishme në formimin e vetëbesimit, dashurisë dhe vlerësimit për veten. Në momentet që vërejmë se probleme të këtij lloji po afektojnë mirëqenien tonë, është e domosdoshme të ndalemi pak dhe të reflektojmë, duke mos marrë si informacion të vlefshëm dhe të mirëqenë çdo gjë që na imponohet nga jashtë.
    Në këto momente, do të ftoja të përqendroheshe në cilësitë dhe vlerat e tua të brendshme. Vetëvlerësimi vjen nga njohja dhe vlerësimi i aftësive dhe cilësive që ti ke.
    Mund të fillosh të filtrosh informacionin që merr, duke kujtuar që komentet e të tjerëve nuk kanë të bëjnë me identitetin tënd të vërtetë. Njerëzit mund të flasin për të tjerët për shumë arsye, por kjo nuk do të thotë se ata kanë të drejtë.
    Mundohu të vendosësh një fokus të veçantë në zhvillimin personal. Puna për veten dhe zhvillimin personal duhet të jetë prioriteti kryesor, pasi nëse ke qëllime dhe sfida të tilla, do ndjesh një arsye më tepër për jetën dhe kontroll mbi të.
    Teknikat e frymëmarrjes, meditimi dhe relaksimi mund të ndihmojnë gjithashtu në zvogëlimin e niveleve të stresit dhe ankthit dhe këto mund ti aksesoni lehtas në website mbi shëndetin mendor.

    Nëse ndjenjat e kritikës dhe stresit vazhdojnë të ndikojnë në mbarëvajtjen e jetës tuaj, mund të konsideroni të kryeni këshillim me një profesionist për të ndihmuar në menaxhimin e këtyre ndjenjave.

    Kujtoja vetes vazhdimisht. Vetëvlerësimi dhe lumturia vijnë nga brenda dhe ne e kemi kontrollin për të ndryshuar mënyrën se si reagojmë ndaj komenteve të të tjerëve.
    Të falënderoj dhe pres të dëgjoj mirë nga ti.
    Uarda

Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.

NJV