15.02.2016
Pershendeje,fillimisht ju pergezoj per iniciativen qe e keni marr per tju dale ne ndihme njerezve ne nevojë.Unë e kam nje hall shum te madh,jam e martuar,nene e tre femijeve dhe se fundi zbulova qe burri ka nje tjeter edhe pse ai nuk e pranon,po ka ndryshuar shum ne te gjitha aspektet,jemi bere shum te ftohte me njeri tjetrin,edhe un jam ftohur disi nga ai,cdo gje eshte reciproke.Sa here bejme fjale qe do te thote kur behet nervoz me thote fjale te tilla si dil prej shpis,nuk te dua,me ke ardh ne maje te hundes etj.Nuk jam fare e lumtur,cdo dite jetoj me stres.Nuk di se cfare te bej,a te duroj per shkak te femijeve apo te ndahem.
Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.
Nese mundesi te jetosh vetem dhe t’ja dalesh mbane , ik mos e mendo 2 here. Ti meriton respekt dhe dike qe te do e te vlereson. Pac fat!