Këshilla/Blog

Xh 14.07.2021

Pershendetje ! Une kam disa dite qe me kam papritur si tip ankthi si panik , m vine te vjell , skam oreks , skam fuqi , dua nj njeri pran me shum mamin qe t qetsohem , mkapin si djers si vape edhe dua freski ..them bobo cfare eshte kjo ..edhe ri me friken se do m ndodhi perseri …kto dite m ka ndodhur me shpesh …edhe kur stresohem me ndodh per dicka te vogel…nuk degjoj dot zerin e lart ose disa zhurma acarohem shum shpejt ..mund te me thoni cfar esht kjo gjendje ose cfare duhet te bej.

  1. S says:

    Kjo eshte gjendje ankthi, te till gje kam perjetuar dhe une duhet ti japesh kurajo vetes, ose duke u mar me dicka per te larguar mendjen.

  2. Vini says:

    Jam nje djal 26 vjec kam siptoma si keputje qafe duarsh me kap fiksmi si kur do vdes tani do vdes pastaj me flihet gjum nuk me zen ku mbydh syt me dalin figura mezi merrem me frym kush me ndihmon ju lutem

    1. Nuk Je Vetem says:

      Pershendetje dhe faleminderit qe na keni shkruar. E kuptojme situaten ne te cilen ndodheni dhe ju pergezojme qe keni marre guximin per te kerkuar ndihme. Per te marre pergjigje nga nje prej eksperteve tane ju ftojme te na jepni me shume informacion duke e ndare shqetesimin tuaj si nje pyetje te re dhe jo si koment ne nje pyetje ekzistuese.
      Ose mund te kerkoni keshillimin online permes chat me ekspertet e nukjevetem.al. Mund te futeni ne chat per te komunikuar drejtperdrejte me nje nga ekspertet ne oraret ne te cilat psikologet jane ne linje. Ne linkun e meposhtem gjeni oraret per cdo dite.
      https://nukjevetem.al/orari/
      Gjithe te mirat,
      Stafi i nukjevetem

  3. Nuk Je Vetem says:

    Pershendetje dhe faleminderit qe na keni shkruar. Pyetja juaj i eshte derguar ekspertit dhe shume shpejt do te merrni nje pergjigje.
    E kuptojme situaten ne te cilen ndodheni por nuk je vetem pasi ne jemi ketu per te degjuar dhe mbeshtetur. Mund te na shkruash serisht nese deshiron.
    Stafi i nukjevetem

  4. MD, MSc. Azra Kraja says:

    Pershendetje,

    Te falenderoj per pyetjen. Shqetesimet e tua tingellojne si simptoma te crregullimit te ankthit ose te panikut, por per te patur nje diagnose te sakte dhe per te marre trajtim do te keshilloja te mos hezitoje per te bere nje konsulte me mjekun dhe psikologun. Ka disa dite qe te kane filluar keto shqetesime. Ka dicka qe mund ta lidhesh me to? Cfare ka ndodhur kohet e fundit ne jeten tende qe mund te te kete renduar? Cfare te ndihmon te qetesohesh pervec pranise se njerezve te tjere? Si te ndihmon prania e te tjereve qe te qetesohesh? Mbetem ne pritje te pergjigjes tende.

    Me te mirat,
    Azra

Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.

NJV