Arta 12.08.2021
Pershendetje
Duke uruar qe te jeni mire, ju falenderoj per ndihmen qe jepni nepermjet ketij portali.
Une ju shkruaj per nje shprese apo nje keshille qe te me nxjerre nga gjendja ku ndodhem.
KAm 5 vite qe kam ndryshuar. Qe nga episodi i pare i ankthit deri me sot, ndjej qe nuk jam me e njejta. Kjo nuk me merzit nese nuk do ishte qe kjo sot nuk me pelqen.
Ne keto vite tek une kane lulezuar frikerat, mendimet negative, dyshimet. Po kaloj nje situate te veshtire financiare prej disa vitesh tashme dhe kjo me ka renduar shume.
Une aktualisht punoj, edhe partneri punon, por asgje nuk eshte e mjaftueshme. Jemi non stop ne pune, e pamundur te marrim pushime, e pamundur te perballojme pushime. Ndihem shume keq qe po lodhemi kaq dhe nuk po mundemi te shijojme dicka si te tjeret. Kete vere kisha kaq shume nevoje per pak dite shkeputje, por nuk mundem. DHe kjo po me godet shume ditet e fundit. Ku eshte qellimi i kesaj jete? Cfare kenaqesie mund te marr nga kjo jete. E kam te pamundur te stabilizohem ekonomikisht, dhe si per dreq cdo gje vjen duke u rrezuar. Sapo del dicka, vjen dicka tjeter, pastaj dhe nje tjeter dhendihem e mbytur dhe e pafuqishme te dal nga kjo situate. Nuk gjej nje rruge, nuk shoh nje zgjidhje. SHoh rrotull njerez qe kane nje jete te mire dhe pyes veten cfare mund te bej me teper qe te ngrihem. Dua te gjej nje pune te dyte por nuk po e gjej dot. Cfare mund te bej me teper se kaq? si mund ta fus ne shina jeten time?
Njerezit thone ” Jeni kaq mire bashke, perse nuk beni nje femije”…si mundem te ndermarr nej hap te tille kur nuk ekziston nje siguri ekonomike? Si mund ta ndermarr nje hap te tille kur une nuk jam mire?
Frike nga e ardhmja, frike nga e nesermja, frike nga nje debat qe mund te ndodhe, frike nga makina, frike nga cdo gje… Me kalimin e muajve shikoj qe zhvilloj frikera te reja dhe veten time teksa bie ne rrepire.
Kam tentuar seanca me nje psikologe por nuk mudna ti vazhdoja me tepr se 5 per shkak se nuk e perballova dot financiarisht.
Lexoj shume, shikoj shume video ne youtube por me duket e pamundur qe te bej dicka per veten time. Vullneti me mungon, deshira eshte aty.
A mundem une te dal nga kjo gjenjde? A mundem une te kthehem ne vitet kur cdo gje dukej e qete, kur cdo gje e merrja me lehte. A mundem ta largoj kete version timin kaq te shemtuar? Kshtu e kam te pamundur te jetoj. Nuk me duket jete por sikur po vuaj nje denim…dhe kur mednoj qe mund te jete denim i perjetshem me mbulon merzia.
Une jam e merzitur, cdo dite. Shumicen e dites e gjej veten duke menduar per veshtiresite qe kam. Kjo merzi me pengon te jem mire, me pengon te shijoj, me pengon te marr iniciativa.
Dua ta largoj!
Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.
Pershendetje Arta,
Pashe rastesisht cfare ke shkruar dhe desha te te ndihmoj me nje mendim ose keshille te vogel. Ne gjykimin tim kjo situate qe po kalon eshte shume normale ashtu si shumica e njerezve ne Shqiperi qe punojne dhe nuk i shikojne hajrin as lekut as lodhjes. Megjithate perjetimi yt individual mund te kete bere qe te jesh lodhur me shume sec duhet psikologjikisht dhe emocionalisht duke te bere te shfaqesh shenja ankthi, frike etj etj. Une nuk i di veshtiresite qe po kalon poor ndonjehere jeta te perfshin me shume se cduhet ne ate monotonine e punes, e lekut e mireqenies, e arritjeve, e te parit te gjithshkaje me lupe zmadhuese dhe te duket sikur asgje nuk mjafton… Ne kete aspekt do te keshilloja qe ti shohesh gjerat pak me me pozitivitet, duket si shprehje klishe kjo por ne fakt kur ndihesh e merzitur dhe ndjen se nuk jane mjaftueshem ato qe po ben duhet ti japesh vetes mundesine te jesh e kenaqur me aq sa ke dhe te jesh e lumtur me ato pak gjera qe po i arrin me forcat e tua. Mos e mbyt veten me mendime qe skane arsye brenda, si pershembull te mendosh se po vuan nje denim te perjetshem. Jeta eshte test per te gjithe dhe mund te te ndryshoje ne fraksion sekondi. Pas veshtirese vjen lehtesimi prandajme kurajo perpiqu te falenderosh per kaq sa ke arritur. Nuk po kursen ndoshta mjaftueshem por ama e ke nje pune.