Këshilla/Blog

Cikel I crregullt 27.09.2021

Pershendetje dr!
Jam nje vajze 21 vjeçe, e martuar para pak muajsh, dhe kam cikel te crregullt me vonesa nga 2-3-6 muaj. Nga vizitat qe kam bere me kane thene qe je me mikrociste ne vezore, dhe me ka dhene te perdor Ovarion, mirepo ciklin e kam vetem pasi perdor medikamentin dhe me pas me duhet ta perdor serish qe të kem nje cikel, për 6 muaj kisha cikel, muajin pasardhes kisha vetem disa shkarkime kafe qe zgjaten vetem dy dite, me nder to nje pike gjaku. Shtatezene nuk Jam.
Ju lutem cmund te me thoni sepse Jam ne merak për shtatezani nese mundem te ngel apo jo. A jane pengese microcistet për shtatezani?!

  1. Dr. Elinda Gjata says:

    Pershendetje e dashur,
    Mikrocistet mund te jene nje nder shkaqet qe vonojne barren, por do keni patjeter femije. Jeni shume e re, thjesht mos u merzisni. Nese nuk ka ndodhur barra per nje vit, atehere duhet te drejtoheni te gjinekologu.

    Mbaresi.
    Elinda

Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.

NJV