04.05.2017
Pershendetje ! Une jam vetem 22 vjec dhe kam gati 1 vit qe vuaj nga dhimbja e fshikezes urinare .Kam djegie ne urinim dhe shume dhimbje ..Kam kaluar para 2-3 muajshe nje infeksion te rende ne fshikez..Kisha 10.000.000 E.Choli per ml/urine .Pasi u mjekova me Aksef 750 (gjilpere) u bera mjaft mire .Por kjo zgjati vetem per 3 jave .Mbasi me filluan shqetsimet perseri.Bera analize urine dhe me doli e paster ,por shqetsimet e mia jane te tmerrshme .bera dhe kontrolle gjinekologjike si strisho vaginale por nuk me del as nje infeksion qe te me japi keto dhimbje dhe djegie qe kam.Si perfundim mbas ekos, nefrologia me tha qe kam cistit .Dhe po me mjekon me Monuril 3g 1 doze cdo 10 dite per 6 muaj..Vetem mbas dozes se pare ndjeva pak permiresim por shqetsimet kurre sjane larguar plotesisht .Mbasi kam marre dozen e dyte gjendja sikur po perkeqesohet.Ju lutem me ndihmoni .Jam ne nje pike shume te rendsishme te jetes time .me duhet te mbyll diplomen por shqetsimet nuk me lejne te qete.Kam klikuar ne internet ne faqe amerikane dhe kam pare qe ekziston nje lloj semundje e fshikezes qe quhet Cistiti Intersticial..qe ndryshe perkthehet si dhimbje e fshikezes pa pasur infeksion apo shkaqe te tjera ..A njifet kjo gje ne Shqiperi?Dhe nese po ju lutem me thonj ku te drejtohem.Kam shume nevoje .Faleminderit .
Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.
Pershendetje,
Me sa kuptova nga ankesat tuaja, ju keni nje forme cistiti kronik, ashtu sikunder jeni diagnostikuar nga mjekja nefrologe. Edhe mjekimi ne keto raste eshte pak me i gjate, dhe kerkon antibioterapine perkatese qe percaktohet nga urokultura. Keshtuqe, une do rekomandoja nje urokulture ne nje laborator te besueshem, dhe marrjen e terapise sipas saj, duke u ndjekur nga mjeku nefrolog ose urolog.
Sa per cistitin intersticial, eshte nje forme cistiti qe nuk i njihet shkaku dhe nuk ka as nje mjekim specifik, por nuk mendoj se ky eshte rasti juaj.
Ju uroj gjithe te mirat!
Te njenten problem kam edhe une si vajza 23 vjecare. Ne urokulturen e pare dola me E.coli pozitiv. Pasi u trajtova me Cefalclor, bera serish urokulturen dhe rezultova negativ. Bera serish nje strisho vaginale ( pozitive me candida albicans) mora mjekim antimykotik. Gjendja dukej disi normalizuar dhe pse nuk ndihesha rehat si me para. Kjo nuk zgjati as nje muaj, dhimbje dhe djegie gjate urinimit po shfaqen serish dhe urina mban aromen qe mbante kur isha pozitive me E.coli. Ju lutem me tregoni si te veproj, kjo gjendje
Pershendetje dhe faleminderit qe na keni shkruajtur. Per te folur me teper apo per te ndare shqetesimin tuaj ju lutemi te drejtoheni ne platformen tone http://www.nukjevetem.al per te marre pergjigje nga ekspertet tane psikologe apo mjeke, ku mund te krijoni nje pyetje dhe te merrni nje pergjigje brenda pak diteve nga ekspertet. Po ashtu mund te komunikoni drejtperdrejte me psikologet tane nepermjet chat, ne oraret te caktuara te cilat publikohen dhe perditesohen cdo dite ne rrjetet tona sociale. Shikoni videot udhezuese me poshte dhe nese hasni veshtiresi na kontaktoni serish.
Video udhezuese per te nisur nje chat ne nukjevetem.al
https://youtu.be/ZjcLbXs-QxM
Si te krijosh nje pyetje ne nukjevetem.al
https://youtu.be/EajeoJ96YEo