Inna 22.11.2021
Pershendetje,ju lutem nese mund te me ndihmoni sepse nuk mundem me te vazhdoj keshtu.Nuk kam mundesi te ndiqem nga nje psikolog,kam 6 muaj qe po luftoj me veten time dhe me ankthin ama kam frike se do cmendem.Me duket cdogje joreale,personat e familjes mendoj po sikur mos te jene te vertete por te jete imagjinata ime,cdo veprim me duket si enderr i pa vertete.Ju lutem nese dikush nga ju r ka kete dhe e ka larguar te me ndihmoj dhe mua.Kam friken se do perfundoj vertete e cmendur????
Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.
Njesoj jam sikur ju ,por krejt nga ankthi eshte mos U shqeteso ,e di se eshte shume e lodhshme te duket jeta si ne enderr ,vec ai qe e perjeton e din se si eshte
E di qe ka shume persona keshtu,kam lexuar me qindra mesazhe ketu shoresoj tja dalim
Ashtu jam dhe une me te njejtat simptoma po ankthi as te cmend as te vdes thjesht eshte shume torturues duhet te punojm sa me shume me veten qe ta luftojm
Pershendetje. Ndjesia se cdo gje eshte jo reale mund te vije nga nje pamundesi per ta ndikuar kete realitet. Duket sikur pikerisht kjo pafuqi/pamundesi etj shkakton te ty ndjesine se, duke qene se ti nuk ndikon dot te realiteti jot, atehere ky realitet nuk eshte I vertet. Qe te behet I vertete, duhet ta arrish ate. Por kjo mund te ndodhe vetem nese realiteti te arrin ty, pra nese dikush nga ky realitet vjen te ty(nuk shkoj dot te psikologu) dhe jo ti. Pra ajo qe po mundohem te them eshte se “thirrja” jote eshte e sinqerte. Ti ke nevoje te vije dikush te ty qe ky realitet te mos jete nje virtualitet I rrezikshem qe te shkakton friken se do cmendesh. Kjo perputhet edhe me nje interpretim tjeter te mudnshem ku derealizimi(realiteti nuk ngjan I vertete) vjen nga nje projektim I gjendjes shpirterore ne te. Pra bota jote e brendshme ka nevoje per “levizje” dhe duket sikur ne menyre te pavetdijshsme dhe te “mencur” ti po kerkon kete levizje duke shpallur “emergjencen” tende shpirterore. Une kam nevoje te me “gjejnë”.
Gjtihe te mirat.
Sokoli