Këshilla/Blog

Alba 20.06.2021

Pershendetje stafi,jam Alba 21vjec.
Kam rreth 1vit qe tentoj te kem nje shtatzani te deshiruar por ende asgje…
kam 3vite qe kam marredhenie te rregullt,jam mbrojtur ne menyre natyrale gjate viteve me pare,por sic e permenda me siper rreth 1 vit qe tentoj te mbes shtatzene. Ciklin mestrual e kam te rregullt (30dite eshte distanca nga cikli ne cikel dhe kohezgjatja e gjakderdhjes eshte 7dite ,mund te kete ndonje ndryshim te vogel ne muaj por kjo eshte mesatarja). A duhet te filloj te shqetesohem per gjendjen time te fertilitetit,apo eshte ende heret per te shkuar per te bere nje vizite?
Faleminderit per kohen tuaj!
Ne pritje per pergjigje….

  1. Dr. Elinda Gjata says:

    Pershendetje Alba, Faleminderit qe e keni ndare shqetesimin tuaj me ne. Jeni shume e re, do ndodhe shume shpejt. Nuk mendoj se duhet te shqetesoheni, por mund te filloni te beni disa egzaminime sipas protokollit per te kontrolluar pikat kryesore te fertilitetit tuaj ne cift. Nese ato jane mire, vazhdoni te provoni te pakten edhe nje vit tjeter.
    Marreshi sa me pare lajmin e deshiruar!
    Elinda

  2. Toje says:

    Pershendetje, deshta ta di se a ka mundesi qe pas marredhenies se pare te kemi ndonje çrregullim dhe te kemi vonese te ciklit ?

    1. Nuk Je Vetem says:

      Pershendetje dhe faleminderit qe na keni shkruar. Per te marre pergjigje nga nje prej eksperteve tane ju ftojme ta ndani shqetesimin tuaj si nje pyetje te re dhe jo si koment.

      Gjthe te mirat,
      Stafi i nukjevetem

Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.

NJV