Ada 23.01.2022
Prsh jam diagnostikuar ne tetor te 2021 me cregullim ankthi atak panik psikiatrja me ka dhene dhe medikamente Alprazolam ABC dhe Zoloft por une vetem Alprazolamin kam perdorur jo sipas skemes qe me ka rekomanduar psikiatja por me pak sepse kam shume frik ta pija 30 pika ne dit se mos behesha e varur nga ilacet ndersa zoloftin se kam perdorur fare se kam shume frik nga ai me duket antidepresant shume i fort dhe kam frik mos me ve trurin ne gjume dhe ne vend te me sheroj te me beje te paaft mesa kam degjuar nga te tjeret se vet se kam ndermend ta perdor ,gjeja qe me shqetson me shume eshte vetem se mos humbas kontrollin nos me iken mendja mos cmendem sa here qe degjoj per njerez me probleme te shendetit mendor me duket sikur do beje dhe une si ata kam shume frik jam cdo dite ne ankth kam te rahura te larta kam mpirje te gjithe trupit kam dite qe kam munges perqendrimi kam dridhje trupi te lutem si mund tja dal nga kjo gjendje jam vertet shume keq dua ta luftoj vet jo me medikamente jam nene e nje femije 5 vjec dhe sdua te me shoh cdo dite femija qe qaj ju lutem me ndihmoni
Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.
Nqs je ne vazhdim te ilaçeve, behu e forte se duan kohen e vet te japin efekt. Aplrazolami nqs merret me rekomandim mjeku dhe sic te thote mjeku nuk ka sesi te jet i rrezikshem . Ai krijon varesi kur merret shum gjate ne kohe, por jo duke e marr shpesh ne ditet e tua me te veshtira, rri e qete. Vet ankthi te ben te fiksohesh kudo, te mendosh cdo detaj, dhe te kesh frike nga cdo gje. Do vij momenti kur te clirohesh dhe vetem atehere do e kuptosh. Dashuria qe ke per femijen do te bej ta kalosh me lehte jam e sigurt.
Fjalia e pare qe me ka thene psikologia mua kur kam shkuar per here te pare ishte: Nuk ka vdekur njeri nga ankthi dhe kjo besoj se eshte pikerisht ajo qe duhet te mendosh n momente paniku. Vjen dhe iken, kaq. E di veshtiresine qe ke per ta kontrrolluar, por po mendove qe te gjitha ato frikera jane vetem ne koken tende dhe asgje nuk ndodh do e kalosh shpejt dhe lehte. Kij parasysh qe te jesh cdo dite me aktivitet me cdo gje. Pasiviteti ndikon per keq. Dhe pi shume uje se realisht te ndihmon me shum sec mund ta mendosh.
Uroj ta kalosh sa me shpejt, Te Pershendes????
Pershendetje dhe faleminderit qe e keni ndare shqetesimin tuaj me ne. Pyetja juaj eshte derguar te nje nga eskpertet tane dhe nderkohe qe presim pergjigje, te ftojme te ndjekesh videon e meposhtme me disa nga teknikat sesi mund te menaxhosh ankthin, pergatitur nga nje prej eksperteve tane.
https://www.youtube.com/watch?v=UK0Q-HP–Rs&ab_channel=FondacioniTogetherAlbania
Gjithashtu mund te flasesh dhe ne chat me nje nga psikologet ne oraret ne te cilat ata jane ne linje per te ndare me shume informacion mbi shqetesimin tuaj. Oraret e chat i gjen ne linkun e meposhtem:
https://nukjevetem.al/orari/
Te urojme me te mirat,
Stafi i nukjevetem
Prsh faqa nuk je vetem ju kam shkruajt dhe jam ne pritje te prgj tuaj flm