Këshilla/Blog

Ko 12.09.2019

Përshendetje! Si fillim dua t’ju pergezoj per kete faqe qe i mundesoni cdo kujt te kete nje vend orientimi per tu konsultuar me ju!
Jam 21 vjeçe dhe para 2 vitesh Me ka ndodhur te perjetoj nje atak paniku. Ne fakt jam tip qe me kaplojne emocionet. Ate nate gjendesha vetem ne shtepi dhe po beja gjerat e perditshme. Nga momenti ne moment, nuk po mbushesha me fryme, kisha rrahje te shpeshta te zemres, djeresitje dhe mendoja se do vdisja. Kam kontaktuar nje familjar dhe me esht gjindur afer. Mendoja momentin e shkeputjes. (Ate kohe nuk kisha dijeni fare per ankthin apo atakun e panikut). Vitin e fundit e kam perjetuar shume keq situaten. Kam psur nje lidhje dhe nuk fuksionoi sic duhej, ajo me dha nje goditje me te rend se e kisha. Nga stresi i vazhdueshem fillova te kisha probleme me stomakun (refluks gastroezofagal) dhe nga ky problem kam marrje fryme, qe nga momenti ne moment mendoj se do ndaloj se marruri fryme. Jam ne rreth shoqeror dhe ndonje here me duket sikur po pesoj nje shkeputje nga toka, ose do fillon te dridhem, do kem gjendje te fiket (asnjera nga keto sme ka ndodhur asnjehere). Ndonese ndonje moment kam dhimje shpine, krahu, apo krahrori, mendoj se do pesoj ndonje atak kardiak. Kam bere vjet analizat, vizituar te mjeku i zemres, mushkerive dhe te gjitha me kane dalur ne rregull. Kam gjithashtu ftofte muskulare, gje e cila con ne dhimbje te muskujve te shpines apo kraheve dhe mendoj se do te kem ndonje semundje dhe do vdes. Pra, cdo gje e lidh me vdekjen. Ndonjehere kam frike te flej se sdo cohem ne mengjes. Kam bere konsulte me nje psikolog per 5 muj dhe u permiresova. Tani me ka kapur perseri frika nga vdekja. Ndihem bosh, ne nje moment jam shume mire dhe me kaplon nje merzi qe e tejcon ne te 100 e sek ne te gjith trupin dhe pastaj me kap ankthi.
Besoj shume ne Zot dhe i kekroj shume ndihme, por ne fakt fajin e di se e ka truri. Thjesht dua qe te kaloj kete gjendje (friken e vdekjes) dhe ta shikoj dicka reale qe nje dite do ndodhi gjithsesi e sduhet te kem frike.
Ju faleminderit!

  1. annah21 says:

    WOW qenka fiks si situata ime me duket sikur e kam shkr une..merru me pune dil shetit bej ecje mos emendo fare une kam 3muajkeshtu po marr mjekime …kisha frike te shtrihesha sps me dukej sikur do mbytesha nga fryma..esht psikologjike e gjitha..jemi ne qe e stimulojme me shume gjendjen…dhe une kam dhimbje kraharori nga ana e majte..te uroj sherim te shpejt..ah dhe dicka..rrjetet sociale mundohu ti eleminosh sepse ndikon shum te ankthi…lexoliber,degjo muzike,ose ASMR jane super..mua mekan qetesuar goxha..<3 🙂

    1. Anonymous says:

      Nje pyetje kam , kjo dhimbje kraharorit esht si ngulje e dickaje apo si shtrengim??

      1. Ko says:

        Ne fakt esht tip therje qe zgjat pak, por qe aq mjafton qe te stimuloje gjendjen e ankthit dhe friken e vdekjes.

  2. Lumja says:

    Mos u dorezo e dashur ti qenke e re une vuaj 19 vite te njejtat simptoma i kom njejt si ti zemra rrah shpejt plogeshti thu se do te me bie te fiket tan kto vite keshtu jom dasht i madhi Zot e te na e largoj ket ankth te uroj gjitha te mirat

  3. Joni says:

    Edhe un qe 5 vite jam kshtu e njejta frik vdekjen me duket se po rrezohem kam marramendje dhe therje ne gjoks sdi dej ku don me arrit

  4. Lumja says:

    Un kom bo kontroolla analiza por kot mir me thojn por zemea rrah shum shoejt vesht me mshilen tensioni me bjen veq sa spom bjen te fiket sdi as qysh me tregu shum plogeshti bre sidomos ne mengjes katastrof edhe shum frik po kom ZOTI baft mrekulli e naj largoft

    1. frika ankthi says:

      edhe une njejt jam qe nje vit e gjysme ama keto therrjet e krahehorit gjoksi shpina si dhe fryma me dahet me duket sikur sun po marr fryme koka trullueshem sdi si ti spjegoj por kur po lexojq e shum njerez kan keto simptome me vite dhe si ka ngjare asgje po lehtohem pak po prap frika spo largohet sidomos nga ndonje semundje se e vdekjes me eshte largu pak

  5. MSc. Enkel Bulica says:

    Përshëndetje dhe të falenderoj që na je drejtuar tek nukjevetem.
    Tregimi i gjendjes tënde ka shumë
    elementë në të cilët mund të ndalohet, megjithatë është e rëndësishme të fillohet pak nga pak kur përballemi me ankthin.
    Më lejo ta filloj nga fjalia e fundit që ti e shkruar: “…e s’duhet të kem frikë”. Çfarë imagjinon se do të ndodhte nëse ti do ta lejoje veten të ndjeje frikë?
    Në vend që ta ndalosh veten duke i thënë: “ti nuk duhet të kesh frikë”, “nëse ti përjeton frikë, je e dobët”, “Nëse e e lejon ta ndjesh frikën, ti nuk ke vlerë”, etj…. Mund të provosh t’i thuash vetes: “Eshte krejt normale që të përjetoj frikë”, “Fakti që përjetoj frikë, nuk më bën të dobët por njerëzore”, “Frika që ndjej edhe pse e paarsyeshme nuk më bën të jem person pa vlera”, etj… Siç mund ta kuptosh, frika nga përjetimi i frikës (ankthi) është diçka që nuk mund të luftohet duke e injoruar, apo duke e shmangur. Mendime të tilla na kalojnë të gjithëve nëpër mendje. Ndryshimi është tek rëndësia që i japim këtyre mendimeve të paarsyeshme. Prandaj taktika më e mirë për simptomat e ankthit ka të bëjë me lejimin e përjetimit të emocionit, sado kjo gjë mund të na frikësojë, dhe shqyrtimin e këtyre mendimeve duke u dhënë rëndësinë që i takon.
    Shpresoj të të kem ndihmuar, ndihu e lirshme të shkruash sërisht
    Gjithe te mirat
    Enkeli

Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.

NJV